Dhimbjet në rritje

Nuk dihen shkaqet e dhimbjes në rritje - por ato nuk shkaktohen nga rritja. Dhimbjet në rritje zakonisht largohen me kalimin e kohës. Masazhet, qeset e nxehta ose zgjatjet para gjumit mund të ndihmojnë. Ju duhet ta çoni fëmijën tuaj te mjeku nëse dhimbja nuk largohet shpejt për t'u siguruar që nuk ka ndonjë sëmundje serioze që shkakton dhimbjen.
Body

Rreth dhimbjeve në rritje tek fëmijët dhe adoleshentët

Dhimbjet në rritje janë shumë të zakonshme, veçanërisht gjatë viteve të shkollës fillore.

Nuk dihet saktësisht se çfarë i shkakton dhimbjet në rritje, por nuk shkaktohen nga rritja!

Tek shumica e fëmijëve me dhimbje në rritje, nuk dihen qartë shkaktarët.

Sipas një teorie, dhimbjet në rritje shkaktohen nga ushtrimet fizike, por jo çdo herë ky është shkaku i vërtetë.

Disa fëmijë me dhimbje në rritje, mund të kenë edhe dhimbje stomaku dhe dhimbje koke. Për këta fëmijë, dhimbjet në rritje mund të lidhen me stresin ose ankthin.

Simptomat e dhimbjeve në rritje

Nëse fëmija ka dhimbje në rritje, mund të ketë dhimbje ose ndjesi të irritimit ose djegies në të dy këmbët, në muskujt e kofshëve, pulpave ose shputave. Gjithashtu, dhimbje mund të kenë edhe në krahë ose pjesë të tjera të trupit, ndonëse janë më pak të zakonshme.

Dhimbjet në rritje zakonisht ndodhin gjatë natës, ndonjëherë mund edhe ta zgjojnë fëmijën nga gjumi. Por ato janë të zakonshme edhe gjatë ditës, në raste të rralla janë aq të këqija sa që pengojnë aktivitetin e përditshëm.

Tek shumica e fëmijëve, dhimbja ose shqetësimi priret të shfaqet dhe ndalon. Është e vështirë të dihet se kur do të ndodhin dhimbjet në rritje.

Zakonisht, fëmijët me dhimbje në rritje ju lejojnë të masazhoni zonën ku ka dhimbje. Ndërsa, kur kanë dhimbje të këmbëve që ndodhin nga shkaktarë më serioz, zakonisht fëmijët nuk lejojnë askënd t’ia prekë zonën ku ka dhimbje. Kjo mund t'ju ndihmojë të bëni dallimin midis dhimbjeve në rritje dhe ndonjë gjendjeje më serioze.

A është e nevojshme që fëmija të viziton mjekun për dhimbjet në rritje?

Po. Nuk mund ta dalloni nëse dhimbja vjen nga dhimbja në rritje ose nga ndonjë sëmundje më serioze siç është infeksioni, inflamacioni ose në raste të rralla tumori i kockave ose muskujve.

Prandaj, nëse dhimbja nuk largohet shpejt, duhet ta dërgoni fëmijën te doktori për t'u siguruar që nuk ka ndonjë gjendje serioze. 

 Veçanërisht është e rëndësishme ta vizitoni mjekun:

  • dhimbjet janë shumë të mëdha dhe nuk largohen;
  • fëmija çalon;
  • pjesa e trupit që ka dhimbje është e ndjeshme, e nxehtë ose është e fryrë.

Testet për dhimbjet në rritje

Në varësi të gjendjes, mjeku mund t’iu kërkojë të bëni radiografi ose analiza të gjakut për t'u siguruar që nuk ka shkaktarë të tjerë të dhimbjes, si ndonjë frakturë ose inflamacion.

Trajtimi i dhimbjeve në rritje

Nuk ka trajtim specifik për dhimbjet në rritje. Fëmija ka nevojë që t’i thoni se dhimbjet nuk janë serioze dhe do të largohen.

Masazhimi ose vendosja e ndonjë komprese të nxehtë në pjesën ku ka dhimbje mund të ndihmojë. Gjithashtu, zgjatja e muskujve para se të shkoni në shtrat mund të ndihmojë. Në varësi të gjendjes, mjeku mund t’ju sugjerojë që t’i jepni fëmijës ndonjë lehtësim të lehtë të dhimbjeve si p.sh. paracetamol.

Nuk ka nevojë t'i ndaloni fëmijës ushtrimet fizike.

Dhimbjet në rritje zakonisht zgjidhen me kalimin e kohës.

Parandalimi i dhimbjeve në rritje

Nuk mund të bëni asgjë për t'i parandaluar dhimbjet në rritje.