Kujdesi dhe ushqyerja pas lindjes
Brenda orëve të para pas lindjes, shumica e të porsalindurve të shëndetshëm mund të lëvizin instinktivisht drejt gjoksit të nënës së tyre dhe të thithin vetë. Ky instikt i tyre ngjason me ecjen këmbadorazi. Ushqyerja e hershme me gji i jep fëmijës suaj një fillim të shëndetshëm. Kontakti lëkurë me lëkurë e mban atë në një temperaturë të përsosur të trupit dhe stimulon instinktet e tij/saj të të ushqyerit. Fëmija juaj do të përfitojë shumë nga thithja e pikave të para të kolostrumit (kulloshtrës), qumështi i parë i cili është i pasur me antitrupa dhe mbron fëmijën nga viruset dhe bakteriet.
Thithja e tij/saj menjëherë pas lindjes do të ndihmojë në kontraktimin e mitrës suaj. Gjidhënia në orën e parë të lindjes aktivizon sekretimin e hormonit oksitocinë i cili ndihmon në aktivizimin e kontrakcioneve dhe shkolitjen e placentës, i gjithë ky proces mund të shpëtoj jetën e nënës nga gjakderdhja pas lindjes.
Ushqyerja e hershme me gji është e gjithashtu rëndësishme për t'ju ndihmuar të lidheni emocionalisht me fëmijën tuaj.
Kjo video do t'ju tregojë procesin natyral të fillimit të hershëm të ushqyerjes me qumësht gjiri përmes udhëtimeve të tre të porsalindurve.