Dhimbja e barkut: çfarë duhet bërë

Të gjithë foshnjat qajnë. Ajo është pjesë normale e zhvillimit të tyre. Kur foshnjat qajnë shumë, shpesh quhet dhimbje e barkut. Ja disa gjëra që mund t’i bëni nëse mendoni se foshnja juaj ka dhimbje të barkut.
Body

Kur mendoni se foshnja juaj ka dhimbje të barkut: çfarë duhet të bëni

Hapi i parë është ta dërgoni fëmijën tuaj te mjeku për kontroll. Kjo do t’u sigurojë që fizikisht nuk ka asgjë të keqe. Gjithashtu do t’u jap një siguri.

Gjithashtu, një infermiere e shëndetit të fëmijëve dhe familjes mund të kontrollojë teknikën tuaj të të ushqyerit dhe t'ju njoftojë nëse ka ndonjë gjë që mund të jeni në gjendje të rregulloni. Infermierja mund t'ju njoftojë gjithashtu për programet e vendosjes dhe qendrat e prindërimit në fëmijëri të hershme në zonën tuaj.

Si prind, është e lehtë të ndjeni se duhet të kujdeseni për foshnjën tuaj, ta mirëmbani shtëpinë, të punoni, të blini gjëra në treg, të gatuani etj. Mirëpo kjo është e pamundur. Ju, familja dhe foshnja juaj do të vuani nëse ndiheni të stresuar nga përpjekjet për të bërë shumë.

Është shumë e rëndësishme që të pushoni mjaftueshëm, të flini dhe të ndani kohë për veten  tuaj. Duke e bërë këtë do të jeni në formë më të mirë për t’u kujdesur për foshnjën tuaj.

Përballja me dhimbjen e barkut: 10 këshilla

Qarja dhe zhurmat e barkut, janë një pjesë normale e zhvillimit për shumicën e foshnjave. Do të largohen me kalimin e kohës.

Disa ide që mund t’ju ndihmojnë:   

  1. Kontrolloni nëse fëmija është rehat. Shikoni nëse ka nevojë t‘i ndërrohet pelena, apo nëse është shumë i/e nxehtë ose ftohtë.
  2. Ofroni ushqim nëse mendoni se foshnja juaj mund të jetë i/e uritur, ose nëse nga vakti i fundit  ka kaluar më shumë se dy orë.
  3. Ofroni një biberon ose vendose në gji. Ndonjëherë foshnja nuk është i/e uritur, por dëshiron ose ka nevojë të thithë. Nëse është 3-4 muaj ose më e madhe, ju gjithashtu mund ta ndihmoni atë t’i gjejë gishtat e tij/saj ose gishtin e madh për të thithur.
  4. Flisni me butësi me fëmijën, këndojini ose lëshoni ndonjë muzikë të qetë. Ai/ajo ndoshta dëshiron ta dijë se jeni afër, dhe zëri juaj mund ta qetësojë atë. Gjithashtu, zhurma me intensitet të njëjtë mund të jetë qetësuese për disa foshnje. Mund të provoni ndonjë ventilator, apo fshesë me rrymë ose radio statike që nuk i ndërron stacionet.
  5. Lëkundeni lehtë ose mbajeni foshnjën në një karrocë për fëmijë. Ndonjëherë, lëvizja dhe afërsia me prindin mund t'i qetësojnë foshnjat.
  6. Merre fëmijën për një shëtitje në karrocë fëmijësh. Nuk është e rekomandueshme ta lini foshnjën të fle në karrocë pa mbikëqyrje.
  7. Provoni t'i bëni masazh foshnjës. Infermierja mund t'ju mësojë se si të bëni masazh për foshnje.
  8. Bëni fëmijës një banjë të ngrohtë. Kjo mund ta qetësojë foshnjën dhe ta ndihmojë të flejë.
  9. Zvogëlojeni ndriçimin, kjo zvogëlon stimulimin [ngacmimin].
  10. Përpiquni të krijoni një model për t’u ushqyer dhe për t’u qetësuar.

Mund të provoni për të parë se cilat strategji i përshtaten më së miri situatës tuaj të veçantë. Disa herë, strategjitë që kanë sukses mirë një ditë, mund të mos funksionojnë të nesërmen. Nëse një nga këto strategji nuk funksionon, apo nuk ka më sukses pas një kohe, thjesht provoni një tjetër. Këto qasje nuk do ta ndalojnë foshnjën të qajë si me magji, por mund t'i bëjnë gjërat më të lehta.

Nuk e llastoni foshnjën duke e kapur, përqafuar ose folur me të. Ushqeni foshnjën sa herë që kërkon, dhe mbajeni në krah për ta ngushëlluar, kur është duke qarë.

Trajtime të tjera si medikamentet dhe tretjet kundër dhimbjes së barkut, trajtimi kiropraktik nuk janë të dëshmuara që ndihmojnë.

Vetëm pas konsultimit me mjekun, mund të përdorni shtesat probiotike, ndryshimin e dietës së nënës, ilaçet kundër refluksit [të vjellave] dhe ndryshimi i formulës.

Kur duhet ta vizitoni mjekun e përgjithshëm lidhur me dhimbjet e barkut

Vizitoni mjekun e përgjithshëm nëse mendoni se foshnja juaj ka dhimbje të barkut. Nëse keni vizituar mjekun dhe jeni ende të shqetësuar për sjelljen e foshnjës suaj, është në rregull të flisni përsëri me mjekun.

Duhet medoemos ta vizitoni sërish mjekun e përgjithshëm nëse:

  • strategjitë e mësipërme nuk ndihmojnë me të qarat e foshnjës
  • foshnja duket i/e lodhur ose i/e zbehtë
  • foshnja nuk ushqehet mirë ose nuk fiton shumë peshë
  • foshnja ka ethe
  • foshnja ka të vjella ose diarre të vazhdueshme
  • keni frikë se mund ta lëndoni foshnjën.
  • jeni të shqetësuar për ndonjë arsye tjetër.

Testimi për dhimbje të barkut

Analizat si analizat e gjakut ose radiografia rrallë zbulojnë ndonjë problem tek foshnjat me dhimbje barku. Vetëm nëse mjeku mendon se mund të ketë ndonjë sëmundje ose infeksion që po e bën fëmijën tuaj të qajë, ai rekomandon analizat.

Parandalimi i dhimbjeve të barkut

Dhimbja e barkut është një fazë e zakonshme që kalojnë shumë foshnje. Pra, është e vështirë për të parandaluar. Foshnjat shumë të vogla që lëvizin shumë (duke përdorur karrocën për fëmijë), edhe kur nuk qajnë, kanë tendencë të qajnë dhe të zhurmojnë më pak.