Numërimi në natyrë

Materialet që ju nevojiten: Tabelë shkrimi (clipboard), letër, laps

Pajisje shtesë opsionale: Lupë zmadhuese, dylbi

Çka mund të bëni së bashku: Merrni fëmijën/fëmijët tuaj jashtë për të eksploruar botën e natyrës. Çfarë lloje të ndryshme të bimëve dhe kafshëve mund t'i dallojnë? Bëni ata/ato që të ndalen dhe të shikojnë vende të ndryshme, dhe gjithashtu t'i regjistrojnë gjetjet e tyre magjepsëse - që nga maja e pemëve deri nën gur e shkëmbinj. Gjetjet mund t'i regjistrojnë në mënyra të ndryshme. Mbase ata/ato mund ta bëjnë një tabelë, duke i renditur të gjitha llojet e bimëve që i gjejnë? Ose ndoshta ju pëlqen t'i vizatojnë ose etiketojnë kafshët dhe insektet që i gjejnë? Një tjetër mundësi zbavitëse do të ishte ndonjë lojë memorizimi - sfidoni ata/ato ta mësojnë një listë me kafshë/insekte/bimë/zogj të ndryshëm që i shohin, dhe ta përsërisin me zë të lartë. Për shembull, "Sot unë numërova pesë rosa, tre flutura, një bretkosë, dy mollëkuqe ...". Gjëja më e rëndësishme është që fëmijët të argëtohen duke mësuar për botën përreth tyre!

Më shumë insekte ka në një milje katror në një fushë të zbrazët, sesa që ka njerëz në botë!

Çfarë po mëson fëmija juaj: Ta fusësh fëmijën t'i hulumtojë, emërojë dhe numërojë jetën e egër që ata e shohin është sfidë argëtuese për shqisat e tij/saj - dhe diçka që e shpalosë shumëllojshmërinë e bimëve dhe kafshëve që jetojnë përreth. Gjithashtu është mënyrë e shkëlqyeshme për të zhvilluar fjalorin dhe aftësitë e tyre të numërimit!