Përballja me njerëz të ri dhe vende të reja
Materialet që ju nevojiten: Asnjë material
Çka mund të bëni së bashku: Në këtë moshë, fëmija juaj me gjasë ende po shfaqë ndonjë frikë ose parehati kur përballet me njerëz të ri apo situata të reja. Sidoqoftë, në këtë moshë, fëmija juaj është më i/e aftë - me ndihmën tuaj - të gjejë mënyra të fillojë t'i menaxhojë ndjenjat e tij/saj.
Gjeni mënyra ta ekspozoni fëmijën tuaj gradualisht me njerëz të ri dhe vende të reja. Për ta bërë këtë gjë, mund t'ju ndihmoj së pari të flisni me të, ose nëse është e mundur, t'i tregoni ndonjë fotografi fëmijës tuaj (''E mbanë në mend gjyshen? Do e vizitojmë më vonë sot.'') ose ''Më vonë ti dhe unë do e vizitojmë Dr. Smith. Sikurse herëve të kaluara, ajo do ta shikojë gojën tënde, kështu'' (i demonstron). Nëse fëmija juaj nuk ndihet rehat në situata të çuditshme, mund ta ndihmoni duke i treguar që po e dini se çfarë po ndjenë (''Po, e di që po frikësohesh. Ulu këtu në prehrin tim. A e dëshiron arushin tuaj?''). Pasi të përfundojë kjo situatë, flisni butësisht me fëmijën tuaj dhe kujtojini disa mënyra se si ai/ajo do të ishte në gjendje ta përballojë situatën: ''E di që u frikësove pak, mirëpo për tu ndjerë më mirë mendoje se si ishe në gjendje ta përballosh (i tregon se çfarë ka bërë)''
Çfarë mëson fëmija juaj: Mbani në mend që frika e fëmijës tuaj për situata dhe njerëz të çuditshëm për të është një hap i rëndësishëm në zhvillimin e tij/saj. Kjo tregon se sa i/e afërt është fëmija juaj me ju, dhe që ai/ajo e di dallimin ndërmjet situatave që e bëjnë atë të ndihet i/e sigurt dhe situatave që nuk e bëjnë. Me ndihmën tuaj, fëmija juaj po ndërton ''strategjitë e përballimit'' - mënyrat se si ai/ajo e qetëson veten. Fëmija juaj fillon ta shohë veten si person i aftë, por gjithashtu si person që mund të mbështetet tek ju apo të tjerët për tu ndjerë rehat.