Përfitimet e ushqyerjes me gji gjatë COVID-19

A e mbron gjidhënia fëmijën tim? Ushqyerja me gji shpëton jetë. Hulumtimet tregojnë se, duke i rritur normat e gjidhënies, ne mund të shpëtojmë jetën e më shumë se 820,000 fëmijëve në të gjithë botën çdo vit. Qumështi i gjirit siguron antitrupa që u japin foshnjave një nxitje për rritje të shëndetshme dhe i mbrojnë ato kundër shumë infeksioneve. Nëse foshnja ekspozohe ndaj COVID-19, antitrupat dhe faktorët bio-aktivë në qumështin e gjirit mund të luftojnë kundër infeksionit. t.
Body

A e mbron të ushqyerit me qumësht gjiri fëmijën tim?

Të ushqyerit me qumësht gjiri shpëton jetë. Hulumtimet tregojnë se, duke e rritur shkallën e të ushqyerit me qumësht gjiri, ne mund të shpëtojmë jetën e më shumë se 820,000 fëmijëve në të gjithë botën çdo vit. Qumështi i gjirit siguron antitrupa që u japin foshnjave kudo nxitje për rritje të shëndetshme dhe i mbron ata/ato kundër shumë infeksioneve. Nëse foshnja ekspozohet ndaj COVID-19, antitrupat dhe faktorët bio-aktivë në qumështin e gjirit mund të luftojnë kundër infeksionit. Përveç kësaj, virusi korona nuk është gjetur në qumështin e gjirit, dhe transmetimi përmes ushqyerjes me gji nuk është vërtetuar.

Të ushqyerit me qumësht gjiri rekomandohet në të gjithë botën nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe UNICEF-i, gjithashtu është pjesë e rekomandimeve kombëtare për ushqimin e foshnjave dhe fëmijëve të vegjël:

  • Qumështi i gjirit siguron të gjithë ushqimin dhe ujin që fëmija juaj ka nevojë gjatë 6 muajve të parë të jetës.
  • Mos i jepni asgjë tjetër, madje as ujë, gjatë 6 muajve të parë të jetës së foshnjës suaj.
  • Nëse i jepni fëmijës suaj ndonjë gjë tjetër, (ushqim, qumësht lope, lëng, çaj apo edhe ujë) atëherë ai/ajo do të thithë më pak dhe në këtë mënyrë do ta zvogëlojë sasinë e qumështit të gjirit që ju prodhoni. Kjo mund ta bëjë fëmijën tuaj të sëmurë dhe të parandalojë që fëmija juaj të rritet mirë.
  • Ju mund t’i jepni ilaçe foshnjës nëse ato rekomandohen nga ofruesi juaj i kujdesit shëndetësor.