Përgatitja e fëmijës së vogël për vizitë te dentisti

Është e nevojshme që fëmija të përgatitet me kujdes për vizitë te dentisti. Dërgojeni fëmijën tuaj te dentisti rregullisht një deri në dy herë në vit, dhe më shpesh nëse është e nevojshme.
Body

Vizitat tek dentisti duhet të jenë të rregullta. Vizita e parë planifikohet në moshën 6 muajsh,  më pas një ose dy herë në vit. Gjatë vizitës, dentisti do ta ekzaminojë gojën dhe dhëmbët e fëmijës, do t'ju këshillojë për kujdesin dhe mbrojtjen e dhëmbëve si dhe rreziqet e mundshme që mund të çojnë në prishjen e tyre. Në përputhje me moshën e fëmijës, dentisti do të:

  • demonstrojë procedurën e planifikuara: do të pastrojë njollat e bardha dhe aplikojë preparate fluori për mbrojtje shtesë;
  • në rast se vërehet prishje e dhëmbëve, do të caktoni termin për trajtim. Rekomandohet terminin ta caktoni në mëngjes, meqë fëmija ka fjetur dhe ka pushuar mirë.

Përpara se ta vizitoni dentistin, rekomandohet të flisni me fëmijën rreth pritshmërive, në mënyrë që mos të përballet me situatë krejtësisht të panjohur dhe frikë shtesë:

  • Mundohuni ta mbani bisedën të qetë dhe dërgoni sinjale për vizitën e ardhshme si  përvojë interesante.
  • Përdorni shprehje që janë të kuptueshme për moshën e fëmijës, të dije se dentisti do t'i: "bëjë një fotografi të dhëmbëve ", "t'i numërojë dhëmbët" dhe ndoshta "t'ia pastrojë".
  • Loja e "dentistit" në shtëpi do ta bëjë më të lehtë për të që të kuptojë se çfarë po ndodh. Fillimisht, ju luani rolin e dentistit, numëroni dhe pastroni dhëmbët dhe më pas i ndërroni rolet.
  • Do ta ketë më të lehtë të pranojë ndërhyrjen kur prishjen e dhëmbëve e paraqisni si “krimb”, ndërsa riparimin e dhëmbëve si “pastrim special apo bletë”. Mund të jetë veçanërisht interesant nëse i sugjeroni që mund të marrë një "yll" me ngjyrë që  zgjedh vetë. Shmangni fjalë të tilla si: dhimbje, shpim, gjilpërë që do të shqetësojnë dhe trembin fëmijën.
  • Lexoni tregime edukative për fëmijë rreth vizitës te dentisti, shikoni fotografi, apo edhe ndonjë videoklip të përshtatshëm.

Pas vizitës te dentisti, flisni me fëmijën se si shkoi "ekzaminimi". Sigurohuni t'i jepni shembull të mirë fëmijës, si në kujdesin e përditshëm të dhëmbëve ashtu edhe në vizitat e rregullta te dentisti.

Dërgojeni fëmijën te dentisti rregullisht, një deri në dy herë në vit, nëse është e nevojshme edhe më shpesh.