Përgatitja për të dalë nga shtëpia

Materialet që ju nevojiten: Asnjë

Çka mund të bëni së bashku:  Kur dilni jashtë shtëpisë (për të luajtur apo shkuar në dyqan, etj.), ndonjëherë mund të luani lojën e përgatitjes për të dalë. Mund të thoni diçka si: “Le të bëhemi gati të dalim. A mund të marrësh kapelën dhe shallin?” apo “A do të veshësh trikon dhe të hapësh derën?” Përdorni dy apo tri detyra apo udhëzime të ndryshme, duke e bërë argëtuese dhe duke krijuar hapa që duhet bërë para se të bëni diçka argëtuese së bashku. Falënderoni fëmijën që i bënë të gjitha këto.

Ndonjëherë, gjatë rutinave ditore, mund të ndihmoni fëmijën tuaj që të përfundoj detyra në këtë mënyrë – për shembull, kur përgatitet për të fjetur (“Të lutem, merre furçën e dhëmbëve dhe lëshoje ujin”).

Çfarë mëson fëmija juaj:  Të menduarit e fëmijës tuaj përmirësohet teksa ai/ajo mëson të mbaj në mend më shumë se një udhëzim në të njëjtën kohë. Gjithashtu, fëmija juaj përmirëson të kuptuarit e fjalëve dhe fjalive, që forcon zhvillimin e gjuhës dhe shkrim-leximit.