Pozicionet e ushqyerjes me gji

Gjatë javëve të para pas lindjes, është veçanërisht e rëndësishme të mësosh si ta mbash foshnjën në një pozicion të rehatshëm të gjidhënies. Nuk ka ndonjë pozicion "më të duhur" për të gjitha nënat – por përdoreni atë pozicion që funksionon për ju dhe ju bën të ndjeheni më rehat, si dhe gjithashtu i lejon foshnjës suaj të ushqehet mirë.
Body

Kjo video do të tregojë pikat bazë më të rëndësishme rreth çdo pozicioni dhe pastaj do t'ju tregojë disa pozicione të përbashkëta që kanë funksionuar mirë për shumë nëna dhe foshnja.  
​​​​​​

Një pozicion i mirë i gjidhënies i ndihmon foshnjws suaj të thithë mirë dhe ju ndihmon juve të krijoni një furnizim të mirë me qumësht gjiri.  

Katër pikat kyçe rreth pozicionit të foshnjës suaj nw gji janë: trup i drejtw, përballë gjirit, puthitur dhe mbështetur:  

1. Trupi i foshnjës duhet të jetw drejtë, jo i përkulur ose i përdredhur, por me kokën pak mbrapa.  

2. Trupi i foshnjës duhet të jetë i kthyer nga gjiri, jo të mbahet i shtrirë në kraharor ose mbi barkun tuaj dhe ai ose ajo duhet të jetë në gjendje të shikojë drejt fytyrës tënde.  

3. Fëmija duhet të jetë afër teje, puthitur me trupin tënd. 

4. Ti duhet të mbështetësh të gjithë trupin e foshnjës me dorën dhe krahun tënd, jo vetëm qafën dhe shpatullat e saj.

Ka mënyra të ndryshme për ta pozicionuar foshnjën tuaj:  

pozitat

Pozicioni i djepit (që përdoret më shpesh).

pozitat

Pozicioni i djepit të kryqëzuar (i mirë për foshnjat e vogla).

pozitat

Pozicioni i shtrirë anash (përdoret për të pushuar gjatë ushqyerjes me gji dhe gjatë natës).

pozitat

Pozicioni i përgjithshëm nën krah ose i ashtu-quajtuari pozicioni i futbollistit (përdoreni pas operacionit cezarian, nëse thithkat tuaja janë të dhimbshme ose nëse keni binjakë ose një foshnjë e vogël).

pozitat

Nëse jeni duke ushqyer me gji binjakë.