Prindër të vetëm dhe prindërimi i tillë pozitiv
Prindër të vetëm, që rrisin fëmijë të lumtur e të shëndetshëm Fëmijët e rritur nga prindër të vetëm mund të jenë po aq të lumtur dhe të shëndetshëm, sa edhe fëmijët që jetojnë me të dy prindërit biologjik. Pavarësisht nëse një fëmijë ka një prind ose më shumë, fëmijët ia dalin mirë kur kanë prindërim mbështetës, të ngrohtë, të ndjeshëm, dhe të përgjegjshëm. Prindërit mund t’ua japin fëmijëve të tyre këtë lloj të prindërimit kur ata:
Fëmijët mund të tremben nga ndjenjat e forta që shkojnë paralelisht me ndarjen. Nëse jeni prind i vetëm e përjetoni ndarjen, është mirë t’i thoni fëmijës suaj se të dy prindërit e duan dhe se ndarja nuk është për fajin e tij\saj. Kur je prind i vetëm, krijo marrëdhënie pozitive me fëmijët Marrëdhëniet familjare pozitive i ndihmojnë fëmijët të ndihen të sigurt dhe të dashur. Edhe ty të ndihmojnë të ndihesh më mirë. Ja disa mënyra se si mund ta ushqeni marrëdhënien tuaj me fëmijën:
Inkurajimi i sjelljes së mirë kur je prind i vetëm Rregullat dhe kufijtë e qartë u japin fëmijëve një ndjenjë sigurie dhe rehatie. Por mund të jetë më e vështirë të jesh në përputhje me rregullat dhe kufijtë kur je prind i vetëm, sidomos nëse je i/e lodhur dhe i/e stresuar ose nëse sjellja e fëmijës është sfiduese. Nëse je prind i vetëm për shkak të ndarjes që ka ndodh kohëve të fundit, atëherë mund të shohësh ndonjë sjellje të vështirë tek fëmija. Kjo është shumë tipike. Për shembull, disa fëmijë mund të kthehen për të bërë gjëra për të cilat janë rritur, si për shembull, ta lajnë krevatin, të flasin, të mos flenë, të mos hanë ose të mos bëjnë gjë tjetër. Gjithashtu, fëmija mund të jetë në humor të keq dhe të debatojë më shpesh. Më poshtë janë dhënë disa ide për inkurajimin e sjelljes së mirë dhe trajtimin e sjelljeve sfiduese. Gjithashtu, nëse sjellja sfiduese nuk zgjidhet brenda pak javësh, mund të përpiqesh të flasësh edhe me një specialist të shëndetit të fëmijëve, si me mjekun ose me infermieren. Pranoni ndjenjat Krijo rregulla të qarta Të biesh dakord për disa rregulla në një mbledhje familjare mund të jetë një hap i parë i mirë. Kjo iu jep të gjithëve mundësinë për t’u bashkuar, gjë që e bën më të mundshme që fëmija juaj të ndjekë rregullat. Përpiqu të jesh konsistent Nëse kohët e fundit jeni ndarë, është mirë të vazhdoni t’i përforconi të njëjtat rregulla, që i keni inkurajuar para se të ndaheni. Zgjedh betejat e tua Nëse i lë gjërat e vogla të rrjedhin natyrshëm, do të kesh më shumë energji për të vepruar me qetësi kur të duhet të përballosh çështje të rëndësishme si siguria ose mirëmbajtja. Balancimi i drejt i prindërimit Ashtu si të gjithë prindërit edhe ti ndonjëherë mund të luftosh për ta bërë të drejtë ekuilibrin prindëror. Nëse të duket vetja se je shumë i/e rreptë– për shembull, i bërtet fëmijës ose e vendos në dhomën e tij për shumë kohë – mundohu të mos mërzitesh shumë me veten. Në vend të kësaj, rilidhu me fëmijën dhe përkujdesu që të ndjehet i/e sigurt, pastaj mendo se si mund të përballosh më mirë me situatën herën tjetër. Gjithashtu, është e lehtë të jesh tepër i/e butë me fëmijën, sidomos nëse të jep pak paqe. Nëse familja juaj ka përjetuar një ndarje ose ndonjë ndryshim tjetër të madh në familje, edhe ti mund të ngurrosh ta disiplinosh fëmijën, duke menduar se ajo ka përjetuar mjaft. Mirëpo trajtimi i çështjeve të sjelljes në momentin kur ndodhin ato, i shmang problemet e më vonshme. Si prind i vetëm, qëndrimi yt pozitiv, fuqia dhe vendosmëria mund t’i japin fëmijës një shembull që zgjat për gjithë jetën. Mund t’i tregosh fëmijës se mund të vazhdosh edhe kur gjërat janë të vështira. Por asnjë prind nuk është i përsosur, prandaj mos u bë tepër i/e ashpër me veten kur diçka nuk shkon mirë. Si t’i trajtosh ndjenjat dhe problemet e të rriturve Fëmija do të të shohë të mërzitur, të zemëruar ose të hidhëruar në kohë stresi. Kjo është normale për të gjithë prindërit në të gjitha familjet. Është e rëndësishme t’i bësh të ditur fëmijës se e do dhe se ndjenjat e tua negative nuk kanë të bëjnë me të. Gjithashtu, mund të të ndihmojë ta sigurosh fëmijën se gjërat do të përmirësohen dhe do të jesh mirë dhe do të jesh aty për të. Nëse mendon se fëmija yt është aq i rritur sa të të kuptojë, përpiqu të jesh i sinqertë për atë që të shqetëson pa i dhënë hollësira. Për shembull, “Sot pata një ditë të keqe në punë. Jam në humor të keq”. Gjithashtu, shprehja e ndjenjave i ndihmon fëmijët të mësojnë t’i shprehin ndjenjat e tyre. Si rregull i përgjithshëm, përpiquni t’i mbani çështjet e të rriturve larg diskutimeve me fëmijën tuaj. Disa probleme të të rriturve – si shqetësimet financiare, pabesia ose konflikti me një ish partner – mund t’i bëjnë fëmijët të ndihen shumë në ankth. Përdor rrjetet e tua të të rriturve dhe fol me të rriturit e tjerë.
|