Prindërit dhe koha e kaluar para ekranit: të qenit model i mirë për fëmijët
Çfarë është përdorimi i shëndetshëm i ekranit? Përdorimi i shëndetshëm i ekranit është përdorimi i teknologjisë në mënyra të ekuilibruara dhe pozitive. Ka të bëjë me arsyen se për çka i përdorni ekranet tuaja si dhe sa kohë kaloni duke i përdorë ato. Po ashtu ka të bëjë me pranimin e faktit, që koha që e kaloni para ekranit është vetëm një nga mënyrat që ju bën të relaksoheni dhe argëtoni - por nuk është e vetmja mënyrë. Si ndikon te fëmija mënyra si i qaseni ekraneve? Fëmija juaj ndikohet shumë nga mënyra se si i përdorni ekranet dhe ka të ngjarë të kopjojnë atë që bëni, veçanërisht kur ai/ajo rritet. Për shembull, nëse të pëlqen t’i shfletosh rrjetet sociale për pak kohë dhe pastaj të dalesh për një shëtitje si familje, kjo ia përcjell fëmijës mesazhin se mediat sociale janë vetëm një mundësi për t’u zbavitur dhe për t’u çlodhur. Gjithashtu i jep fëmijës ide për mënyra të tjera për ta kaluar kohën e tij/saj. Veçanërisht për parashkollorët, krijoni një mjedis me shumë opsione dhe materiale kreative, aktive - shih artikujt e shumtë me sugjerime për aplikacione falas të këtij lloji. Mirëpo në qoftë se ju shqetësoheni, nëse nuk jeni ne internet për një orë, kjo dërgon një mesazh të ndryshëm. Në mënyrë të ngjashme, marrja e telefonit tuaj në banjë kur bëni dush mund të dërgojë mesazhin se vërtet nuk mund të jetoni pa telefon. Ekranet mund të pengojnë ndërveprimet midis prindërve dhe fëmijëve – për shembull, nëse prindërit i ndërpresin bisedat me fëmijët për të kontrolluar mesazhet tekstuale. Nëse kjo ndodh shpesh, fëmijët mund të mendojnë se nuk janë të rëndësishëm. Kjo gjithashtu mund të çojë në sjellje si qarja ose zemërimi, sepse fëmijët nuk mund ta fitojnë vëmendjen e prindërve të tyre me sjellje pozitive. Të qenit model për kalimin e kohës së shëndetshme para ekraneve (pajisjeve elektronike): këshilla Ja disa ide për kalimin e kohës së shëndetshme para ekranit, që mund t’i përdorni për të dhënë një shembull të mirë për fëmijën tuaj:
Mbaj shënim kohën e ekranit për një javë. Përfshini gjithë kohën e përdorimit të ekranit – TV, video lojëra, media sociale, tekste e kështu me radhë. Nëse mendoni se po përdorni ekrane më shumë se ç'do të donit, atëherë zvogëloni përdorimin. Përdorimi i shëndetshëm i rrjeteve sociale dhe të qenit model: këshilla Përdorimi i shëndetshëm i mediave sociale mund t’ju mbajë të lidhur me miqtë dhe gjërat që ju interesojnë, lajmet më të fundit, shkollën e fëmijës tuaj dhe aktivitetet sportive, e kështu me radhë. Nëse përdorni dhe kënaqeni me mediat sociale, ka shumë mënyra se si mund të jeni një model për fëmijën tuaj:
Nëse koha e kaluar para ekranit duket se është jashtë kontrollit, përpiqu të ndryshosh mënyrën se si e përdor teknologjinë. Miqtë mund ta mbështesin njëri-tjetrin, nëse ky zakon është i vështirë për t’u thyer. Nëse fëmija të sheh, duke u përpjekur të kontrollosh kohën e kaluar para ekranit, kjo lë një shembull të mirë edhe për të.
|