Përmes ndonjë goditje ose rrëzimi të rëndë mund të bien një ose më shumë dhëmbë, gjë që mund të shkaktojë gjakderdhje të madhe nga goja. Dhëmbi ose dhëmbët mund të ruhen duke shkuar urgjentisht te dentisti.
Body
Çfarë të bëni?
- Ndaloni gjakderdhjen nga goja e fëmijës duke ia dhënë atij/asaj ta kafshojë fort në një copë pëlhure të pastër.
- Ngrini me kujdes dhëmbin e rënë duke e mbajtur për maje (pjesa më e bardhë e dhëmbit).
- Ju mund ta mbroni dhëmbin duke e mbështjellë atë me ndonjë leckë të pastër të lagur me një sasi të vogël të pështymës së fëmijës ose tretje të kripës, ose duke e vënë atë në një gotë me qumësht, ujë të ftohtë ose të bardha vezësh.
- Sa më shpejt të jetë e mundur dërgoni fëmijën dhe dhëmbin tek dentisti!
|