Rrëzimet janë shkaku më i zakonshëm i dëmtimeve të fëmijëve. Për t’i parandaluar ato, gjëja më e rëndësishme është identifikimi i mundësive për shfaqjen e tyre në kohë dhe më pas sigurimi i mjedisit në të cilin fëmija kalon kohë.
Body
Bëni shtëpinë tuaj të sigurt
- Hiqni ose siguroni pjesët e mobilieve që mund të rrëzohen lehtë ose të përmbysen.
- Hiqni dyshekët dhe qilimat rrëshqitës.
- Në pjesën e poshtme dhe të sipërme të shkallëve, instaloni një portë me një reze dere, të cilën një fëmijë i vogël nuk mund ta hapë.
- Instaloni parmakë ose doreza në shkallë, që fëmija të mbahet në to.
- Shkallët duhet të jenë të papenguara.
- Instaloni kapëse/bravë sigurie në dritare dhe dyer të tarracës/ballkonit për ta kufizuar hapjen e tyre, ose sigurojini ato me shufra.
- Mobiliet mbi të cilat mund të ngjitet një fëmijë (shtretër, karrige, etj.) asnjëherë nuk duhet të vendosen nën ose pranë një dritareje.
- Mbani derën e ballkonit të kyçur - fëmijë i pambikëqyrur nuk duhet të del në ballkon.
- Menjëherë pas përdorimit hiqeni shkallën jashtë qasjes së fëmijëve.
- Vendosni rrogoza që nuk rrëshqasin në pllakat e banjës dhe në banjë/dush.
Kujdes i veçantë: foshnjat dhe fëmijët e vegjël
- Asnjëherë mos e lini një fëmijë të pambikëqyrur në tavolinën e ndërrimit!
- Nëse përdorni djepin, sigurohuni që të jetë mjaft i qëndrueshëm.
- Krevati për fëmijë duhet të ketë një thellësi të mjaftueshme dhe një rrethojë. Thellësia e krevatit duhet të jetë së paku 60 cm (nga skaji i sipërm i dyshekut deri në majë të rrethojës) për të parandaluar që fëmija të bjerë jashtë.
- Nuk duhet të ketë shkallë në anët e krevatit ku mund të ngjitej një fëmijë i/e vogël.
- Kur përdorni ndonjë karrige ushqyese dhe ndonjë karrocë për fëmijë, sigurohuni që fëmija të jetë gjithmonë i/e lidhur.
- Shmangni përdorimin e ndonjë pajisjeje lëvizëse (dubaku)!
Mundësoni fëmijëve të luajnë në mënyrë të sigurt
- Kontrolloni nëse pajisjet në hapësirën e lojërave janë të sigurta - nëse luhatësja është e lidhur mirë, nëse ka gozhda që dalin nga luhatësja, etj.
- Hiqni nga hapësira e lojërave gjithçka që fëmija mund të pengohet - gurë, shkopinj, etj.
- Sigurohuni që fëmijët tuaj të përdorin pajisje për lojë sipas moshës dhe aftësive të tyre.
- Nëse është e mundur, zgjidhni ndonjë hapësirë lojërash me një sipërfaqe më të butë.
- Gjatë aktiviteteve sportive dhe rekreative, fëmija duhet të veshë pajisje të përshtatshme mbrojtëse (nëse nget biçikletë, ai/ajo duhet të mbajë kaskë, njësoj edhe me rolera, duhet të posedojë mbrojtje të përshtatshme për krahët dhe këmbët).
|