Rrokullisja në shpinë

Materialet që ju nevojiten:  Asnjë  

Çfarë mund të bëni së bashku: Para fillimit të aktivitetit, duhet të siguroheni që hapësira në të cilën do të punoni është e rehatshme dhe pa rrezik. Kjo hapësirë mund të jetë në një qilim, batanije, ose në shtrat. 

Për këtë aktivitet, vendosni vogëlushin tuaj në shpinë dhe lëvizni butësisht krahët dhe këmbët e tij/saj për t'i mësuar ato me lëvizjet. Më pas, kapeni krahun dhe këmbën e saj/tij të djathtë dhe butësisht lëvizin ato në të majtë për ta ndihmuar të rrokulliset në kurriz. Lavdërojeni atë dhe lejoni që të pushojnë në atë pozicion. Pastaj, vendoseni të voglin tuaj përsëri në shpinë dhe përsëritni procedurën për anën tjetër. Mos harroni t'i jepni asaj/atij lirinë që të bëjë lëvizjet. 

Ju mund ta bëni këtë aktivitet dy ose tri herë duke ndërruar pelenë e tij/saj ose të shtrirë në një sipërfaqe të sheshtë. 

Çfarë mëson fëmija juaj: Me këtë aktivitet, ju do të ndihmoni të vogëlushin tuaj të forcoj krahët dhe këmbët e tij duke i mësuar asaj/atij të rrotullohet në shpinë.