Safari me insekte!
Materiale që ju nevojiten: stilolaps, letër.
Çfarë mund të bëni së bashku: Drejtohuni në kopësht ose në një park lokal dhe zgjidhni një vend të lartë për një safari(strehim) insektesh – si për shembull ngjitur me një pemë, në një hapësirë me shkurre ose rreth një pellgu(rrjedha ujore). Nxitini fëmijët (fëmijën) që të eksplorojnë me kujdes (dhe qetësisht) zonën përreth tyre për insekte. Çfarë krijesash interesante mund të gjejnë në bar, nën shkëmbinj, në gjethe, në degë pemësh? Nxiti të vizatojnë dhe të përshkruajnë në mënyrën e tyre krijesat që gjejnë në një bllok shënimesh. Pasi të kenë përfunduar safarin e tyre me insekte, pse të mos drejtoheni në një bibliotekë lokale (ose të eksploroni burimet online së bashku) për të identifikuar dhe mësuar për gjetjet e tyre magjepsëse?!
Fakt interesant: Sipas shkencëtarëve për çdo njeri në planet ka rreth 200 milionë insekte!
Çfarë po mëson fëmija juaj: Nxisni fëmijën tuaj në një 'safari me insekte' për të zbuluar insektet e pabesueshme që jetojnë në parqet dhe kopshtet tona në shtëpi! Fëmijët do të magjepsen nga të gjitha krijesat që gumëzhijnë, zvarriten, rrotullohen dhe fluturojnë përreth nesh. Ky aktivitet është i shkëlqyer për të përmirësuar aftësitë vëzhguese të fëmijës dhe nxitjen e përqendrimit, ndërkohë që ata mësojnë për botën e kafshëve dhe insekteve.