Shikimi i dashurisë
Materialet që ju nevojiten: Një karrige e butë ose asnjë gjë.
Çfarë mund të bëni së bashku: Të shikoni me vëmendje fëmijën tuaj mund të jetë një aktivitet argëtues dhe me vlerë. Para se të bëni aktivitetin duhet të përgatisni vendin ku dëshironi që të luani. Sigurohuni që të mos ketë objekte ose tinguj që tërheqin vëmendjen e foshnjës tuaj.
Shtrijeni fëmijën tuaj në shpinë në një sipërfaqe të butë ose në vendin e tij/saj të zakonshëm. Shikojeni në mënyrë të qëndrueshme dhe sigurohuni që keni arritur të tërheqni vëmendjen e tij/saj. Është koha për t'u argëtuar! Ndryshoni shprehjet në fytyrën tuaj; mund të filloni me një buzëqeshje të madhe dhe shoqërojeni atë me një tingull. Shijoni reagimin e tij/saj, dhe fëmija ndoshta do t'ju buzëqeshë. Një puthje në ballë ose faqe është gjithmonë një ide e mirë për ta bërë këtë aktivitet një moment të bukur për fëmijën tuaj.
Provoni gjeste të ndryshme por mos harroni se asnjë reagim nuk duhet të trembë ose të shqetësojë fëmijën tuaj.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Ky aktivitet argëtues do t'ju ndihmojë të komunikoni më mirë me fëmijën tuaj, pasi ndihmon në stimulimin e neuroneve në tru që krijojnë lidhje që kanë të bëjnë me zhvillimin gjuhësor. Momentet e qeta dhe në harmoni të kaluara së bashku, do ndihmojnë fëmijën tuaj që të forcojë lidhjet emocionale dhe të përmirësojë ndërveprimin social.