Shtatëzania - Tremujori i parë
Një shtatzëni zakonisht zgjat 40 javë, nëse numërimi fillon nga dita e parë e ciklit tuaj të fundit menstrual edhe pse, siç dihet, ju në atë kohë nuk keni qenë shtatzënë. Dita e parë e ciklit tuaj të fundit menstrual zakonisht i bie të jetë rreth dy javë para se ju të ovuloni dhe mbeteni shtatzënë. Numërimi bëhet në këtë mënyrë pasi që shumica e femrave nuk e dinë saktësisht se kur kanë ovuluar, por shumica e tyre e dinë se kur ka filluar cikli i tyre i fundit. Shtatzënia është e ndarë në tre tremujorë:
- Tremujori i parë që përfshin javët 1-13,
- Tremujori i dytë që përfshin javët 14-27 dhe
- Tremujori i tretë që përfshin javët 28-40.
Vetëm rreth 5% e foshnjave lindin saktësisht në datën e tyre të paracaktuar; zakonisht ato lindin pak më herët apo pak më vonë. Kalkuloni këtu se në cilën datë do të lind foshnja juaj.
Burimi: www.beba-ks.org - Action for Mothers and Children AMC
Burimi: www.beba-ks.org - Action for Mothers and Children AMC