Shtegu me pengesa
Materialet që ju nevojiten: Kuti kartoni; gomë noti; kallamishte kopshti; batanije; jastëk; lodra të buta; rrathë; litar
Pajisjet shtesë opsionale: kronometër
Çka mund të bëni së bashku: Ndihmoni fëmijën/fëmijët tuaj ta krijojnë një shteg me pengesa në kopsht. Mbase vendosni një grumbull me gjësende të ndryshme - si p.sh. kuti kartoni, batanije, rrathë , gomë noti etj - në qendër të kopshtit, dhe vërini fëmijët të vijnë me ide se si t'i përdorin ato. Tek të cilat duhet të zvarriten, të kërcejnë ose t'i mënjanojnë anash? Cilat mund të përdoren për t'i mbajtur në kokë përderisa rrotullohen? Pasi të krijohet rruga, dhe pasi të provohet, ata/ato mund të argëtohen duke futur rregulla dhe variacione të ndryshme. Kutitë e kartonit dhe gomat e notit janë artikujt më të mirë për të filluar, por gjithashtu mendoni se si mund t'i përdorni edhe lodrat e mbushura; rrathët , topat ose edhe batanijet. Vendosni gjithçka në qendër të hapësirës së jashtme. Ndërtoni pengesa të ndryshme rreth jush. Mendoni që për ta kaluar një pengesë duhet të ngjitni, një tjetër ta kapërceni, një tjetër të futeni nën, dhe tjetër ta mënjanoni anash. Kur ta përfundoni, testojeni rrugën! Përdorni gjithashtu një kronometër për të matur kohën, dhe përpiquni ta thyeni rekordin e kohës tuaj më të mirë.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Ndërtimi i një shtegu me pengesa në hapësirë të jashtme është një mënyrë argëtuese që fëmija të bëhet kreativ, aktiv dhe mbase edhe pak rrëmujaxhi! Gjithçka që nevojitet janë gjësende shtëpiake që janë të lehta në peshë, dhe të sigurta për t'u lëvizur - siç janë kutitë e kartonit dhe jastëkët. Kjo lojë do të ushqejë imagjinatën e tyre, do të sfidojë aftësitë e tyre kognitive dhe do i fus në lëvizje muskujt pasi që ata/ato duhet të ngjiten, vrapojnë dhe të zvarriten përgjatë shtegut.