Si mund të aplikoni për të përfituar shtesat për fëmijën tuaj?
Të drejtën për të përfituar nga programi i shtesave për fëmijë në Kosovë e kanë të gjithë fëmijët e moshës 0-16 vjeç shtetas të Republikës së Kosovës.
Aplikimin dhe regjistrimin për realizimin e së drejtës për përfitim për shtesa të fëmijëve mund ta bëni përmes plotësimit të aplikacionit në platformën elektronike E-Kosova.
Aplikimin për përfitimin e shtesave për fëmijë duhet ta bëjë Nëna e fëmijës, në rastet kur ajo mungon aplikimi mund të bëhet nga Babai, kurse në raste të caktuara në mungesë të prindërve, aplikimi mund të bëhet nga Kujdestari Ligjor i fëmijës. Aplikimi elektronik mund të bëhet përmes linkut në vazhdim https://www.rks-gov.net/Security?ReturnUrl=%2F312
Ju gjithashtu keni të drejtë dhe mund të kërkoni informatat dhe këshillat e nevojshme për përdorimin e platformës E-Kosova për secilin aplikues, duke u paraqitur në zyret e MFPT-se, DSS për t'iu mundësuar të drejtën e aplikimit për shtesa për fëmijë. Deri më tani nuk janë evidentuar vështirësi apo pengesa në realizimin e të drejtave për këto kategori, me përjashtim të rasteve kur të dhënat e aplikueseve - nënës apo fëmijës nuk janë pjesë apo kanë ndryshime në Regjistrin Civil.
Gjatë aplikimit tuaj elektronik përmes E-Kosova duhet të bashkangjitni dokumentet si në vijim:
- Certifikaten e lindjes së fëmijës ose ekstrakti nga Regjistri Qëndror i Gjendjes Civile;
- Dëshmia që aplikuesi/ja është kujdestar ligior i fëmijës;
- Konfirmimi bankar i xhirollogarisë së aplikuesit/es; dhe
- Kopja e letërnjoftimit të aplikuesit/es.
Burimi: Blerina Thaci, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve