Si mund të aplikoni për të përfituar shtesat si lehonë, e drejta e aplikimit, vlera e mbështetjes, mënyra e aplikimit

Body

Ju keni të drejtën për të aplikuar dhe përfituar për mbështejen në kuadër të programit mbështetje për lehonat sikurse kanë të gjitha lehonat të cilat figurojnë si të papuna në Administratën Tatimore të Kosovës, në dymbëdhjetë (12) muajt e fundit para ditës së lindjes së foshnjës. Vlera e mbështetjes financiare është 170.00 euro dhe zgjat për 6 muaj, 

Ju keni të drejtën për të aplikuar dhe përfituar për mbështetjen në kuadër të programit për lehonat e punësuara në mënyrë që të përfitoni mbështetje financiare. Vlera e mbështetjes finanicare është 170.00 euro për 3 muaj, krahas kompensimit të rregullt të pushimit të lehonisë

Aplikimin dhe regjistrimin per realizimin e së drejtës për përfitim për dy programet që kanë për fokus mbështetjen e lehonave mund ta bëni përmes plotësimit elekronik në platformen elektronike E-Kosova,  me anë të linkut në vazhdim: https://www.rks-gov.net/Security?ReturnUrl=%2F311

Burimi: Blerina Thaci, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve