Si ta dalloni helmimin te fëmijët?

Nuk ka asnjë pasqyrë të vetme klinike të helmimit dhe në disa raste, fëmijët që kanë gëlltitur helm mund të jenë pa probleme për ca kohë.
Body

Simptomat që ndodhin kryesisht varen nga lloji i helmit dhe sasia e gëlltitur. Disa nga simptomat dhe shenjat e mundshme të helmimit te fëmijët përfshijnë:

  • fëmija zhvillon dobësi, përgjumje, ndihet keq papritmas dhe pa ndonjë arsye të qartë
  • çrregullimi i vetëdijes
  • konvulsione epileptike
  • shfaqja e dhimbjes së kokës
  • frika dhe sjellja e pazakontë
  • dëmtime të shikimit dhe halucinacione
  • vështirësi në lëvizje dhe ngathtësi
  • bebëzat e ngushtuara ose të zgjeruara
  • fëmija merr frymë shpejt ose me vështirësi
  • zemra e fëmijës rreh më shpejt ose më ngadalë
  • acarim i mukozës së syve, hundës ose gojës
  • shfaqja e ndryshimeve ekzantematoze në lëkurë dhe ndryshimet që ngjajnë me djegiet rreth gojës dhe hundës
  • nëse rriten sasia e pështymës ose lotëve
  • nëse vëreni erë të keqe nga goja
  • nëse ka dhimbje dhe djegie në fyt, gjoks ose bark
  • ka verdhëz
  • rritet urinimi ose pothuajse fare nuk urinon
  • ka ethe dhe të dridhura
  • vjell
  • ka diarre
  • ka gjak në jashtëqitje dhe/ose vjellë gjak

Përveç kësaj, të jenë të përgatitur për t’i interpretuar disa nga ndodhitë e pazakonta në familje si mundësinë e helmimit te fëmijët - përhapjen e aromave të pakëndshme, zhdukjen e pashpjegueshme ose zvogëlimin e sasisë së ndonjë ilaçi ose tretje kimike, paketime të barnave të derdhura ose zbrazura ose të përbërjeve kimike e të ngjashme.