Asfiksimi për shkak të gëlltitjes së ndonjë objekti të huaj më së shpeshti ndodh midis vitit të parë dhe të pestë të jetës. Eksplorimi intensiv i mjedisit, kur fëmijët mund të vënë në gojën e tyre ndonjë objekt më të vogël (pjesë lodrash, pulla, etj.), ose pakujdesia gjatë ngrënies, ushqim të ngurtë (arra) ose ushqim të butë të copëtuar sa duhet (rrush, hot dog, salçiçe, etj.) janë shkaqe të zakonshme të asfiksimit.
Body
Mbroni fëmijën tuaj nga asfiksimi:
- Gjithnjë mbajini fëmijët nën mbikëqyrje gjatë ngrënies ose lojës.
- Mos u jepni fëmijëve nën moshën katër vjeçare ndonjë ushqim që mund t’i shkaktojë asfiksim. Pjesët e vogla dhe të forta të ushqimit, si arrat, kokoshka dhe karamelet janë veçanërisht të rrezikshme.
- Fëmijët duhet të mësohen të hanë në tryezë dhe të mos lejohen të vrapojnë ose të luajnë gjatë ngrënies.
- Topat dhe lodrat e tjera për fëmijët e vegjël duhet të jenë më të mëdhenj se një top pingpongu.
- Mos lejoni që fëmijët e vegjël të luajnë me lodra të vogla ose pjesët e tyre, pasi ato mund të shkaktojnë asfiksim.
- Mësojini fëmijët më të mëdhenj t’i mbajnë lodrat që përmbajnë pjesë të vogla jashtë qasjes së vëllezërve dhe motrave më të vegjël.
- Mbajini të gjitha mbështjellëset ose qeset plastike jashtë qasjes së fëmijëve, dhe veçanërisht larg vendit ku flenë.
- Hidhni çdo lodër të thyer në plehra dhe sigurohuni që nuk kanë ngelë objekte të vogla si kopse, rruaza, monedha, kunja ose guralecë në dysheme ose sipërfaqe të ulëta.
- Hiqni lidhëset nga kapelat ose qafat e të gjitha veshjeve të fëmijëve.
- Mësojini fëmijët t’i heqin kaskat e biçikletave ose gjerdanet dekorative nga qafa para se t’i përdorin ato pajisje në parkun e lojërave për fëmijë.
- Mos mbani objekte të buta dhe lodra prej pelushi (kadifeje) në krevat fëmijësh, veçanërisht ato me shirita ose pjesë të vogla, si dhe lodra të mbushura.
- Vendoseni fëmijën të flejë me shpinë kurse të luajë në bark.
- Shkurtoni litarët tërheqës në roleta dhe perde në mënyrë që ata të jenë jashtë qasjes së fëmijëve të vegjël dhe mbani krevatin larg perdeve të dritareve. Mos përdorni kupolë, perde apo dekorime të varura për krevatet dhe vendoseni fëmijën të flejë me shpinë.
- Krevati për foshnja duhet të jetë në gjendje të mirë funksionale. Fëmijët duhet të flenë në shtretërit e tyre.
- Mos i lini kafshët, veçanërisht macet, në dhomat e gjumit të foshnjave dhe fëmijëve të vegjël.
|