Si ta parandaloni mbytjen e fëmijës në ujë

Mbytja në ujë është shkaku kryesor i vdekjes për fëmijët nën 5 vjeç, dhe një nga shkaqet më të zakonshme të vdekjes për fëmijët e të gjitha moshave tjera. Vëmendja e kujdestarëve është një faktor vendimtar në parandalimin e mbytjes.
Body

Si ta parandaloni mbytjen e fëmijës në ujë

  • Gjithmonë kini kujdes kur fëmijët janë pranë ujit. Mbikëqyrni sjelljen e fëmijëve me kujdes gjatë gjithë kohës.
  • Asnjëherë mos i udhëzoni fëmijët më të mëdhenj që të kujdesen për fëmijët më të vegjël gjatë larjes, notit ose lojës pranë ujit. Kudo që fëmijët lahen ose notojnë (në det, liqen, pishinë, vaskë), mbikëqyrja nga prindërit ose të rriturit e tjerë, përgjegjës për fëmijët është gjithmonë e nevojshme.
  • Kur i lani fëmijët në vaskë, qëndroni me ta. Foshnjat dhe fëmijët e vegjël zakonisht mbyten në banjë ose vaskë. Jini të pranishëm gjatë gjithë kohës kur i lani fëmijën dhe mos i lini ata as me vëllezërit e as me motrat më të mëdha. Sapo ta përfundoni larjen e fëmijës, zbrazeni vaskën. Foshnjat mund të mbyten në ujë vetëm disa centimetra të thella!
  • Identifikoni rreziqet e mundshme në oborrin tuaj. Puset, tualetet, fuçitë, kovat, lugët - fëmijët e vegjël mund të bien në to lehtë, kështu që është e nevojshme të mos i mbani të mbushura me ujë ose të qasshme për fëmijët. Mbyllni pishinat dhe sipërfaqet e tjera të ujit me një gardh mbrojtës, për të parandaluar që fëmijët t’iu afrohen atyre pa mbikëqyrje.
  • Siguroni oborrin tuaj në mënyrë që fëmijët të mos mund ta lënë atë vetë. Fëmijët mund të dalin në rrugë ose oborret ngjitur dhe të hasin në kanale të pasigurta, pishina dhe sipërfaqe tjera më ujë.
  • Nëse nuk mund të notojnë, fëmijët duhet të mbajnë veshje mbrojtëse, siç janë jelekë noti, shirita krahësh, etj. Mundësia e mbytjes rritet nëse nuk përdoret ky lloj mjeti mbrojtës personal; prandaj, sigurohuni që fëmijët të veshin mbrojtje, veçanërisht kur lëvizin përgjatë bregut, lundrojnë me varka ose notojnë në lumenj, liqene, det dhe, nëse është e nevojshme, në pishina.
  • Hedhjet në ujë janë një rrezik i veçantë. Hedhja në ujë të cekët dhe goditja në buzë të pishinës gjatë kërcimit janë shkak i zakonshëm i dëmtimeve të palcës kurrizore, që gjithashtu mund të çojë në mbytje. Mësojini fëmijët ta kontrollojnë thellësinë e ujit në të cilin duan të hidhen, si dhe të sigurohen që herën e parë të kërcejnë me këmbë.
  • Gjatë dimrit, mos i lejoni fëmijët të ecin në sipërfaqe me ujë të ngrirë. Mbulesa e akullit shpesh nuk është aq e fortë sa të mbajë peshën e një fëmije.

Mësojeni fëmijën të notojë

Në moshën 4-5 vjeçare, fëmijët duhet ta fillojnë stërvitjen e notit, por mbani në mend se çdo fëmijë është i ndryshëm dhe nuk duhet ta detyroni atë; përkundrazi ai/ajo duhet t’i fillojë mësimet e notit kur të jetë gati, në mënyrë që të mos krijojë rezistencë ndaj notit.

Mos harroni - vetëm sepse një fëmijë di të notojë nuk do të thotë që ju duhet ta lini atë pa mbikëqyrje. Zotëroni aftësinë e notit dhe procedurat themelore të kthimit në jetë (rianimimit) (rianimamimit kardiopulmonar).