Si të bëjmë masazh?
Materialet që ju nevojiten: Asnjë; opsionale janë krema e trupit ose vaji.
Çfarë mund të bëni së bashku: Do të fillojmë nga këmbët dhe do të lëvizim drejt kokës. Së pari mund t'i fërkoni duart tuaja për t'i ngrohur. Përdorimi i kremit të trupit ose vajit është opsional. Shtrojeni fëmijën tuaj në një sipërfaqe të sheshtë dhe të butë në mënyrë që ai/ajo të jetë rehat.
Këmbët: Kapni njërën këmbë të foshnjës dhe rrotulloni nga e majta në të djathtë dhe nga e djathta në të majtë disa herë. Pastaj masazhoni këmbën e foshnjës tuaj nga kyçi i këmbës tek gishtërinjtë. Kapni këmbën tjetër dhe përsëriteni këtë gjë.
Shputa: Përdorni gishtat e mëdhenj për të bërë rrathë në shputën e këmbëve të foshnjës. Ndryshoni këmbët dhe përsëriteni këtë gjë.
Gishtat e këmbëve: Për ta kryer me këmbët, kapni gishtat e foshnjës me gishtin tuaj të madh dhe gishtin tregues, dhe butësisht tërhiqni deri sa t'ju rrëshqasin gishtat tuaj nga gishtat e këmbës së foshnjës. Bëjeni këtë për të gjithë 10 gishtat e këmbëve të foshnjës.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Studimet sugjerojnë se masazhi mund të sjellë përfitime të ndryshme shëndetësore. Për shembull, masazhet për fëmijët mund të ndihmojnë në rritjen e ndërveprimit midis fëmijës dhe nënës/babait dhe të ndihmojnë foshnjën të relaksohet duke zvogëluar të qarat dhe duke reduktuar hormonet e stresit.