Si të bëjmë plastelina?
Materialet që ju nevojiten: 2 gota miell të bardhë, ½ gotë kripë, 2 lugë gjelle krem tartari, 2 lugë gjelle vaj perimesh, aditiv ngjyre, 1 deri në 1½ gota ujë të ngrohtë, enë, lugë përzierëse.
Çka mund të bëni së bashku: A e dini si të bëni plastelina në ambient shtëpie? Nuk kushton shtrenjtë, është e lehtë dhe mënyrë e sigurt për t'u argëtuar! Mund ta krijoni me ngjyra, shkëlqim madje edhe me era të ndryshme për një përvojë më ndijore. Shfrytëzimi i plastelinës është i shumëllojshëm; mund të përdoret për përvoja të ndryshme të të mësuarit - dhe asnjëherë nuk të bëhet bajat!
Hapi 1
Përzieni miellin, kripën, kremin e tartarit dhe vajin në një enë.
Hapi 2
Nëse brumi do të jetë vetëm një ngjyrësh, shtoni aditivin e ngjyrës në ujë të ngrohtë pasi që më lehtë e merr ngjyrën e qëndrueshme, nëse jo atëherë kaloni te hapat 3 deri në 5.
Hapi 3
Ngadalë shtoni ujin në enë, pak nga pak. E përziejmë derisa të kombinohet.
Hapi 4
Shtypni brumin me forcë deri sa të mos jetë ngjitës më. Nëse ende ngjitet, mund t'i shtoni pak miell që të merr qëndrueshmëri të përsosur.
Hapi 5
Nëse jeni duke e bërë brumin me disa ngjyra, aroma ose shkëlqime, atëherë ndani brumin në pjesë të barabarta varësisht sa lloje dëshironi. Futni brumin në qese të vogla të sanduiçit dhe shtoni disa pika aditivë ngjyre, aromë ose shkëlqim. Sa më ''bujar'' të jeni, aq më të ndritshme do të jenë ngjyrat. Shtypni brumin brenda qeses që mos t'i bëni duart me ngjyrë. Shtypni derisa të përzihet plotësisht.
Ruani plastelinën në një enë të mbuluar ose në ndonjë qese që mbyllet me zinxhirë (zbrazni ajrin nga qesja) që ta mbani të freskët për muaj! Ruani në vend të freskët dhe të thatë.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Në këtë aktivitet argëtues, fëmija juaj zhvillon aftësitë e buta motorike duke përdorur gishtat dhe duart në mënyrë më të saktë. Fëmija juaj argëtohet dhe mëson shumë me ju.