Si të mësoni fëmijën që të vishet vetë

Si të vishen vetë është një aftësi shumë e rëndësishme për t'ua mësuar fëmijëve - por mund të jetë e vështirë. Për ta arritur këtë, ndihmon të mësuarit e mënyrës si vishemi hap pas hapi. Të mësuarit e hapit të fundit mund të japë rezultat në kë drejtim. Mbani në mend se çdo fëmijë është i ndryshëm dhe do t'i zhvillojë aftësitë sipas ritmit të tij/saj.
Body

Pse fëmija juaj duhet të mësojë si të vishet vetë

Kur fëmija mëson si të vishet vetë, ai/ajo fillon të fitojë besimin, pavarësinë, si dhe ndienjën e arritjes. Sapo fëmija juaj fillon të vishet vetë, ju keni një gjë më pak për të bërë.

Gjithashtu, kur vishet vetë, fëmija juaj zhvillon edhe aftësi të tjera, si:

  • aftësitë e motorikës fine duke mbërthyer dhe zbërthyer kopsat apo zinxhirin edhe më shpejt.
  • aftësitë e motorikës së madhe teksa qëndron në një këmbë për të tërhequr njërën palë të pantallonave.
  • aftësitë njohëse teksa mban mend radhën e veshjeve, duke zhvilluar njëkohësisht durimin dhe vëmendjen për të përfunduar detyrën.
  • aftësitë gjuhësore tek emërton llojet e veshjeve, të ngjyrave dhe të madhësive.
  • ndërgjegjësimin për kohën dhe hapësirën kur ai/ajo mëson si të vishet në raste të caktuara ose në varësi të kushteve të motit.

Si të vishemi vetë

Shpeshherë fëmijët e vegjël fillojnë të bëhen të vetëdijshëm për veshjen që kur nisin të zhveshin veshje të lehta, si çorapet, këpucët apo kapelën. Ndonjëherë, ata përpiqen t'i veshin ato përsëri. Ju mund ta nxisni këtë vetëdije të hershme të fëmijës duke emërtuar rrobat që fëmija juaj i ka zhveshur dhe pjesët e trupit në të cilat ato vishen.

Ju mund ta përfshini fëmijën  në zgjedhjen e rrobave që do të veshë duke nisur me një numër të kufizuar veshjesh dhe duke i emërtuar teksa fëmija vishet.

Kur të vendosni për kohën e duhur që fëmija juaj është gati për t'i zhvilluar këto aftësi, mund ta nisni me rroba të lehta, tek të cilat  mund të përfshijhen:

  • pantallona të lirshme dhe elastike,
  • rroba me ngjitje ose me kopsa të mëdha,
  • xhupa, bluza dhe veshje të brendshme me fotografi në pjesën e përparme për të ndihmuar fëmijën tuaj që të kuptojë anën e përparme të rrobave,
  • rroba të lehta dhe të rehatshme për të lëvizur për fëmijën tuaj .

Si të vishemi: hapat kryesorë

Procesi i të veshurit mund të ketë shumë hapa. Ndihmojeni fëmijën tuaj duke ia mësuar hap pas hapi dhe sipas të njejtësw radhë. p.sh: duke veshur fillimisht veshjet e brendshme, pastaj bluzat, pantallonat, çorapet dhe këpucët.

Ju, gjithashtu, mund ta përshtatni secilin nga këta hapa, në varësi të aftësive dhe të moshës së fëmijës suaj. Mund të ndiqni shembullin e mëposhtëm për të mësuar si të veshin pantallonat e shkurtra:

  • vendosini pantallonat e shkurtra në anën e duhur për t'u veshur,
  • mbajini në pjesën e përparme të rripit,
  • futini një nga një këmbët në secilën anë, ndërsa i mbani pantallonat,
  • tërhiqini lart pantallonat e shkurtra.

Duke i folur fëmijës tuaj në çdo hap që bëni, e ndihmoni të kuptojë se çfarë bën. Në fazat e hershme, mund të përdoren fjalë ose fraza të thjeshta, si për shembull, "bluza sapo u vesh". Ju mund të flitni më shumë teksa zhvillohet gjuha e fëmijës suaj, si për shembull, 'Shtyje krahun te mënga”.

Kur fëmija juaj pothuajse arrin të vishet vetë (zakonisht mbi moshën 3-vjeçare), mund të kontrolloni nëse ai/ajo i mban mend hapat duke e pyetur: “Çfarë do të veshim në fillim?”. Nëse fëmija nuk e mban mend, ju mund ta ndihmoni duke ia përsëritur hapat njëri pas tjetrit.

Vishem vetë: mësojmë hapat mbrapsht

Një mënyrë e mirë për të mësuar fëmijën tuaj sesi të vishet është të ndani çdo detyrë në hapa të vegjël dhe t'i mësoni atij/asaj hapin e fundit si të parë. Sapo fëmija juaj mund të bëjë hapin e fundit të detyrës, mësojini  hapin e parafundit, pastaj hapin e tretë nga fundi dhe kështu me radhë.

Për shembull, kur doni t'i vishni pantallona të shkurtra, ju mund ta ndihmoni fëmijën tuaj që t'i veshë ato duke nisur nga vendosja e pantallonave në mënyrën e përparme, mbajtja në mes e tyre, futja e këmbëve njëra pas tjetrës dhe nisni t'i mësoni hapin e fundit: ngritjen lart të pantallonave të shkurtra në belin e tij/saj.

Ju mund të vazhdoni ta mësoni fëmijën tuaj duke nisur nga hapat e fundit derisa fëmija juaj t'i mbajë mend dhe të vishet vetë.

Përparësia e kësaj qasjeje qëndron në faktin se, shpesh, shpërblimi për një detyrë/punë jepet kur ajo përfundon dhe fëmijët e vegjël mezi presin ta marrin shpërblimin ose vlerësimin pozitiv për atë që bëjnë. Prandaj dhe ndjekja e kësaj strategjie funksionon për fëmijjët e vegjël kur ata janë duke mësuar diçka të re.

Nëse fëmija juaj ndesh në vështirësi, ju mund të tundoheni për ta ndihmuar atë. Por jepini kohë dhe mundësi fëmijës suaj që ta provojë përsëri vetë, pa ndihmën tuaj. Ky veprim do t'i bëjë mirë, sepse, ndërkohë fëmija mëson të këmbëngulë dhe ta përfundojë punën që nis. Gjithashtu, ai/ajo do të gëzohet për arritjen teksa përpiqet vetë për të. Ju mund të ndërhyni vetëm kur kuptoni se fëmija juaj ka me të vërtetë nevojë për ndihmën tuaj.

Këshilla për të ndihmuar fëmijën tuaj të mësojë si të vishet

Nëse mund të jeni pozitiv/e dhe mbështetës/e, fëmija juaj ka më shumë gjasa që të jetë bashkëpunues me ju. Pra, mund ta lavdëroni, edhe nëse fëmija juaj i vesh mbrapsht pantallonat!. Në vijim jepen disa këshilla praktike për t'ju ndihmuar.

Koha e duhur

  • Jepini kohën e duhur fëmi9jës suaj për të mësuar si të vishet.
  • Nëse zakonisht, nxitoni në mëngjes, përpiquni me fëmijën tuaj t'i zgjidhni rrobat që një natë më përpara.
  • Kur jeni me nxitim, lejojeni fëmijën tuaj që të bëjë detyrat/punët e lehta dhe ndihmojeni me detyrat më të vështira.
  • Praktikoni veshjen e rrobave të ndryshme nga fëmija juaj kurnuk jeni me nxitim apo kur nuk ndiheni të lodhur.

Zgjedhja e veshjeve të përshtatshme

  • Lëreni fëmijën tuaj më të vogël të bëjë zgjedhje ndërmjet disa opsioneve, p.sh: ndërmjet dy bluzave. Fëmijët më të  rritur mund të jetë në gjendje të zgjedhin rrobat e tyre.
  • Flisni për motin para se fëmija juaj të zgjedhë veshjen. Pyetini fëmijën tuaj rreth motit dhe kërkoni prej tyre të shprehen rreth tij (motit).
  • Mësojini fëmijës tuaj të dallojnë rrobat e pastra, prej atyre që janë bërë pis dhe, gjithashtu, të mësojnë vendin ku vendosen rrobat që janë për t'u larë. Tregoji fëmijës se ato rroba do te vishen përsëri pasi të lahen dhe të thahen.Mësojeni fëmijën tuaj se rrobat e brendshme dhe çorapet ndërrohen dhe vishen çdo ditë të pastra.

Lehtësira për fëmijën

  • Mbajeni fëmijën të ulur teksa mëson të vishet vetë. Për disa fëmijë mund të jetë më e lehtë nëse ulen në dysheme, se sa tëqëndrojnë ulur në karrige apo në divan.
  • Vendosini rrobat në rafte, dollapë e sertarë në lartësinë që fëmija mund t'i marrë lehtësisht. Vendosni etiketa në secilin prej tyre për ta orientuar fëmijën për rrobat që do të gjejë aty.
  • Përdorni rroba që janë të dallueshme në pjesën e tyre të përparme dhe të mbrapme. Për shembull, një fotografi në pjesën e përparme dhe një etiketë në anën e mbrapme.
  • Mësojeni fëmijën fillimisht si të zhvishet e më pas si të vishet, sepse zhveshja e rrobave është e lehtë se veshja e tyre.
Lidhja e lidhëseve të këpucës është një aftësi që pjesa më e madhe e fëmijëve 5-vjeçarë fillojnë ta mësojnë në këtë moshë. 

Të mësuarit e fëmijëve me aftësi të kufizuara ose me vonesa në zhvillim për t'u veshur

Disa fëmijë me aftësi të kufizuar ose me vonesa në zhvillim mund të kenë vështirësi për t'u veshur. Disa fëmijë me çrregullime të spektrit të autizmit (ASD) kanë ndjeshmëri shqisore që u krijon vështirësi nga prekja e materialeve të ndryshme me lëkurën e trupit të tyre.

Nëse keni vështirësi për t'i mësuar fëmijës suaj me aftësi të kufizuara ose me vonesa në zhvillim të vishet vetë, mund të kërkoni ndihmën e një terapisti profesionist në punën me këta fëmijë. Ai/ajo mund t'ju sugjerojë strategji veprimi ose pajisje që e lehtësojnë fëjën të vishet vetë.

Zhvillimi i aftësive për t'u veshur vetë

Në vijim jepet një udhëzues për aftësitë e ndryshme për t'u veshur të fëmijëve në mosha të ndryshme. Duhet mbajtur parasysh se çdo fëmijë është i ndryshëm dhe i zhvillon aftësitë me ritme të ndryshme nga bashkëmoshatarët e tjerë.

Fëmijët e moshës njëvjeçare zakonisht mund:

  • të mbajnë krahët e tyre jashtë për të veshur mëngët dhe ngrejnë këmbët për të veshur këpucët,
  • të shtyjnë përpara krahët e tyre nëpër mëngë dhe shtyjnë përpara këmbët përmes pantallonave,
  • të zbathin çorapet dhe këpucët.

Fëmijët e moshës dyvjeçare zakonisht mund:

  • të heqin xhupat kur janë të zbërthyer,
  • të heqin këpucët kur lidhëset e tyre janë të palidhura,
  • të ndihmojnë për të hequr pantallonat,
  • të gjejë hapësirat e mëngëve të bluzave që vesh.

Fëmijët e moshës 2 vjeç e gjysmë zakonisht mund:

  • të veshin pantallonat me llastik në bel,
  • të përpiqen të veshin çorape,
  • të veshin këmisha me susta përpara, pa i mbërthyer ato;
  • të zbërthejnë sustat e mëdha të veshjeve.

Fëmijët e moshës trevjeçare zakonisht mund:

  • t'i veshin me pak ndihmë bluzat,
  • t'i veshin këpucët pa i lidhur (mbërthyer). Mund të ndodhë që t'i veshin këpucët duke i ngatërruar këmbët,
  • të veshin çorapet. Mund të hasin vështirësi në vendosjen e duhur të thembrës së çorapes. 
  • të zhveshin vetë pantallonat,
  • të tërheqin lart dhe poshtë zinxhirin e një veshjeje, pa i shkëputur ose bashkuar dy anët e tij,
  • ta  heqin një bluzë pa ndihmë,
  • të mbërthejnë susta të mëdha.

Fëmijët e moshës katërvjeçare zakonisht mund:

  • ta heqin bluzën vetë,
  • të shtrëngojnë lidhëzat e këpucëve ose rripin e pantallonave,
  • të lidhin dhe të mbërthejnë zinxhirin e një xhupi,
  • t'i veshin çorapet si duhet,
  • të veshin këpucët me pak ndihmë;
  • të dallojnë anën e përparme dhe të mbrapme të veshjeve.

Fëmijët e moshës 4 vjeç e gjysmë zakonisht mund:

  • t'i veshin vetë pantallonat;
  • të  kalojnë fije rreth kopsave.

Fëmijët e moshës pesëvjeçare zakonisht mund:

  • të vishen pa ndihmë dhe mbikëqyrje,
  • t'ii veshin si duhet xhupat dhe bluzet.