Si të pastroni hundën e foshnjës
Prindërit e foshnjave të porsalindura janë të shqetësuar sepse foshnjat shpesh teshtijnë dhe kanë pak mukozë në hundë. Edhe pse është normale në atë moshë, ka situata kur hunda duhet shpëlarë.
Body
Hunda e foshnjës
Hunda e foshnjës pastrohet vetvetiu pasi mukoza mbledh dhe largon papastërtitë. Nevojitet kujdes shtesë vetëm nëse hunda sekreton shumë mukozë, gjë që ndodh kur foshnja ftohet.
Për shpëlarjen e hundës përdoret tretësira fiziologjike:
- vendoseni foshnjën në krahë;
- hidhni disa pika tretësirë fiziologjike në vrimën e sipërme të hundës ose spërkatni me të njëjtën tretësirë;
- goditeni lehtë në shpinë në mënyrë që mukoza të rrjedhë jashtë ose të bëhet e dukshme;
- nëse mukoza dëgjohet por nuk shihet, hidhni sërish tretësirë fiziologjike në hundë;
- kur mukoza të bëhet e dukshme, tërhiqeni atë me një cep të përdredhur të pelenës ose një shkop pambuku të thatë;
- pas disa minutash, përsëriteni procedurën në vrimën tjetër të hundës;
- nëse është e nevojshme, pastrimi i hundës mund të bëhet para çdo sesioni të ushqyerjes me qumësht gjiri.
Shkopinjtë (strishot) e pambukut kurrë nuk duhet të futen në vrimë të hundës. Kur foshnja është e shëndoshë rekomandohet të mos përdorni pompa dhe aspiratorë për t’ia pastruar hundën, ato përdorni vetëm kur foshnja është e sëmurë dhe ka shumë mukozë. Nëse foshnja për shkak të hundës së bllokuar ka vështirësi të ushqehet me qumësht gjiri ose refuzon të ushqehet me qumësht gjiri, konsultohuni me pediatrin.