Si të ushqeni me gji: sqauar me fotografi

Si të ushqehet me gji në ditët e para: gjidhënia e udhëhequr nga foshnja, pasi ushqyerja me gji të vijojë ashtu siç duhet: gjidhënia e udhëhequr nga nëna, problemet e ushqyerjes me gji: çfarë të bëjmë?
Body

Si të ushqeni me gji në ditët e para: gjidhënia e udhëhequr nga foshnja

Si të ushqehet me gji: në foto

Ushqyerja me gji në pozicion të mbështetur (laid-back), apo e ashtuquajtura Ushqyerja Biologjike është kur e lini foshnjen të gjejë vetë gjirin tuaj. Shtrijeni atë midis gjinjëve tuaja, lëkurë më lëkurë, dhe mbajeni me krahë. Përkuluni prapa (mbështetuni në shpinë) në mënyrë që foshnja të mund të shtrihet në gjoksin tuaj pa mbështetje. Nëse ai/ajo qan, lëreni të thithë gishtin tuaj ose të tij/ saj përpara se të filloni ta inkurajoni të kap gjirin.

Si të ushqehet me gji: në foto

Lëreni foshnjën të lëvizë drejt thithës suaj. Ndihmoni vetëm nëse ai/ajo ka nevojë. Ai/ajo mund të shtrihet në trupin tuaj. Ose nëse keni bërë lindje me prerje cezariane, inkurajoni atë që të lëvizë këmbët dhe trupin në njërën anë tuajën, ku në një jastëk mund t'i mbështesë këmbët dhe shputat e tij/saj.

 

Si të ushqehet me gji: në foto

Kur foshnja është pak nën thithën tuaj, ai/ajo do të vendosë mjekrën e tij/saj në gjoksin tuaj, do të zgjatet me gojë të hapur dhe do të puthitet në gjirin tuaj. Kjo mund të ndodhë shumë shpejt ose më ngadalë.

Pasi ushqyerja me gji të vijojë ashtu siç duhet: gjidhënia e udhëhequr nga nëna

Si të ushqehet me gji: në foto

Gjidhënia e udhëhequr nga nëna është kur e ju vendosni vet fëmijën tuaj në gji. Mbajeni fëmijën në shpinë dhe shpatulla (jo kokë), në mënyrë që barku i tij/saj të prekë barkun tuaj. Hunda e tij/saj duhet të jetë në vijë me thithën tuaj. Prekni foshnjën me thithën tuaj nga hunda deri te buzët për ta bërë atë që ta hapë gojën.

 

Si të ushqehet me gji: në foto

Afroni fëmijën drejt gjirit tuaj. Drejtoni thithën tuaj në pjesën e sipërme të gojës së tij/saj. Mbajini duart në shpinën dhe shpatullat e tij/saj. Kur ai/ajo puthitet, një pjesë e madhe e areolës do të jetë në gojën e tij/saj

Si të ushqehet me gji: në foto

Si me gjidhënien e udhëhequr nga foshnja ashtu edhe atë nga nëna, foshnja pozicionohet dhe puthitet saktë kur mjekra e tij/saj vendoset në gjoksin tuaj dhe hunda e tij/saj është e hapur. Buza e tij/saj e poshtme është e kthyer nga jashtë, faqet e tij/saj janë të rrumbullakosura dhe thitha juaj është në gojën e tij/saj. Ai/ajo do të thithë shpejt në fillim dhe do të ndryshojë ritmin e thithjes me disa pauza ndërmjet.

 

Problemet e ushqyerjes me gji: çfarë të bëni?

Si të ushqehet me gji: në foto

Kur fëmija juaj nuk është i pozicionuar dhe puthitur siç duhet por thjesht tërheq thithën, ushqyerja bëhet e dhimbshme, thithat tuaja mund të dëmtohen dhe fëmija juaj nuk do të jetë në gjendje të marrë qumësht të mjaftueshëm.

Si të ushqehet me gji: në foto

Nëse foshnja nuk është e puthitur siç duhet, ndaloni. Ndërpritni thithjen duke futur gishtin tuaj të vogël në cepin e gojës së tij/saj, midis mishrave të dhëmbëve. Butësisht hiqeni atë nga gjiri.

Si të ushqehet me gji: në foto

Foshnja juaj mund të ketë nevojë të gromësijë pas ushqyerjes nga secili gji. Për ta bërë këtë, uleni atë ose mbajeni në shpatullën tuaj dhe fërkojeni butësisht ose përkëdheljani shpinën.