Si të zgjidhni karrocën e foshnjës

Kur zgjedhin një karrocë, shpesh prindërit përballen me një dilemë; përveç kritereve estetike, karroca duhet të jetë e lehtë dhe praktike.
Body

Karrocën duhet ta zgjidhni në përputhje me: mjedisin ku jetoni (nëse jetoni në ndërtesë/banesë ose në një shtëpi, nëse keni ashensor); mënyrën e jetesës (rrethanat ku  planifikoni ta përdorni - trotuare, bari, kalldrëm, rërë); kushtet e jetesës (ashensor i ndërtesës është i vogël, jetoni në katin e 4-t, apartament me një dhomë gjumi dhe nuk keni ku ta vendosni); sezonen e blerjes së karrocës, (nëse planifikoni të përdorni të njëjtën karrocë gjatë vitit ose kur fillon të ulet të blini karrocën ombrellë, që përdoret vetëm në verë); pesha e karrocave është e rëndësishme (zakonisht peshon nga 6 deri në 20 kilogram për karrocat binjake).

Gjithashtu është e nevojshme të keni parasysh:

  • rrota (plastike ose gome, madhësia);
  • sistem i palosshëm/shpalosësh;
  • madhësia (a përshtatshme për bagazhin tuaj, dhomën e magazinimit);
  • aksesorët shtesë (çantë, mbulesë për mbrojtje nga të ftohtit, mbrojtje nga shiu, mbulesë dielli, rrjetë kundër insekteve, mbajtëse filxhani, shportë - çantë pazari);
  • përmbajtja e materialit (cilësia, siguria, metoda e mirëmbajtjes);
  • rregullshmëria e mbështetëses së shpinës.

Deri sa foshnja të bëjë në 6 muaj duhet të përballet me prindërit, duke e vëzhguar foshnjën dhe kontaktuar me sy, në këtë mënyrë te foshnja krijohet një ndjenjë shtesë sigurie dhe mbrojtjeje. Andaj, në karrocë foshnja duhet të vendoset me fytyrë nga prindërit.

Karroca nuk duhet të ketë hapësirë ku foshnjës mund t'i ngecin gishtat; duhet të jetë e  fort dhe qëndrueshme. Çatia e mbron foshnjën nga dielli, shiu dhe era, por është mirë të ketë një dritare përmes së cilës mund ta shihni atë.

Në mot të ftohtë, krahas aksesorëve të karrocës, gjithmonë duhet ta mbuloni foshnjën me një mbulesë shtesë, sepse foshnja nuk lëviz dhe ka më shumë ftohtë se sa prindërit që lëvizin duke e shtyrë karrocën.

Ngjyra, dizajni, detajet e modës janë zgjedhja e prindërve, por ato nuk duhet të jenë konsiderata kryesore në përzgjedhjen e karrocës. Sistemet “Trio”, që përfshijnë karrocën dhe karrikën e makinës janë me kosto më efektive, sepse shpeshherë blerja e gjërave komplet kushton më pak se blerjet e veçanta. Për të pasur më të lehtë përzgjedhjen e karrocës, gjithmonë provojeni atë disa herë në dyqan.

Pozicioni i gabuar, përmasat e papërshtatshme dhe mënyra e përdorimit të karrocës ndikojnë negativisht në zhvillimin psikomotorik të foshnjës.