Si t'i mbajmë lodrat të pastra
Lodrat për fëmijë e gjejnë lehtësisht rrugën e tyre nga dyshemeja në gojë. Duke futur lodrat në gojë, foshnjat njihen me objektet që i rrethojnë, argëtohen, luajnë, qetësohen, por mund të gëlltisin edhe mikroorganizma që shkaktojnë sëmundje të ndryshme.
Body
Për ta mbajtur fëmijën e shëndetshëm, lodrat duhet të lahen rregullisht, si:
- Trokitjet (rrake-taket) dhe dhëmbëzat zieni në fund të çdo dite në tenxhere me pak detergjent të lëngshëm për larjen e enëve. Shpëlajeni mirë nën ujë të rrjedhshëm dhe thajini.
- Shpëlajini rosat, peshqit, varkat dhe lodrat e tjera me të cilat luanë foshnja gjatë larjes, shtrydhni të gjithë ujin prej tyre (nëse uji ka hyrë brenda), thajini për të parandaluar zhvillimin e mykut, kërpudhave dhe baktereve në to.
- Lani pjesët prej plastikës dhe drurit të lodrës (si: blloqe, makina, kamionë) me një detergjent të butë për fëmijë ose lëng për larjen e enëve, më pas shpëlajini mirë dhe thajini.
- Pëlhura dhe lodrat e mbushura mbledhin shumë pluhur dhe merimanga. Shkundini dhe lajini në rrobalarëse rregullisht, çdo 15 ditë. Lajini ato me detergjent të butë të lëngshëm rrobash. Shpëlajeni gjithmonë dy herë.
- Vëmendje të veçantë kushtojini lodrave me të cilat luan fëmija jashtë, në oborr. Pas lojës, lajini ato me ujë të ngrohtë të rrjedhshëm me detergjent të lëngshëm. Sigurohuni që të mos mbetet balta ose rëra në to. Shpëlajeni dhe thajeni.
Kur blini lodra, duhet të keni parasysh këto:
- mirëmbajtja e pastërtisë së tyre të jetë e lehtë;
- të jenë të cilësisë së mirë, nga prodhues të verifikuar (me certifikatë);
- të jenë të sigurta; dhe
- të jenë të përshtatshme për moshën.
Përcaktoni një kuti plastike ose shportë për ruajtjen e lodrave të fëmijës. Mësojeni fëmijën që nga mosha më e hershme të mbledh lodrat pas lojës dhe t'i largoj ato. Në këtë mënyrë, përmes lojës fitohen shprehitë e mira dhe tek fëmija zhvillohet rregullsia.