Skuqja e lëkurës (Miliaria)

Skuqja e lëkurës quhet gjithashtu edhe skuqje nga djersitja ose miliaria. Shfaqet si pika të vogla të kuqe ose puçrra në lëkurë. Mund të shfaqet nëse fëmija juaj nxehet shumë. Është e zakonshme dhe e lehtë për t'u trajtuar.
Body

Shkaqet e skuqjes së lëkurës ose malaries

Skuqja e lëkurës ose malaria ndodh për shkak të mos zhvillimit të plotë të gjëndrës së djersës të fëmija. Nëse fëmija ka shumë nxehtë, malaria mund të bllokohet. Në këtë rast, djersa mund të bllokohet nën lëkurë dhe të formojë puçrra të vogla ose flluska.

Për këtë arsye shpesh foshnjave të porsalindura në verë iu shfaqen skuqje të lëkurës ose në klimat e nxehta dhe të lagështa. Fëmija mund të ketë skuqje të lëkurës edhe kurë është i veshur trash.

Skuqja e lëkurës është e zakonshme tek foshnjat, por mund të shfaqet edhe tek fëmijët më të rritur.

Simptomat e skuqjes së lëkurës

Në fytyrë, qafë dhe në palosje të lëkurës së fëmijës, veçanërisht në zonën e pelenave, shfaqen puçrra shumë të vogla me ngjyrë rozë në të kuqe ose transparente.

Nëse puçrrat janë të infektuara, ato mund të mbushen me qelb.

Kur duhet të vizitoni mjekun lidhur me skuqjen e lëkurës

Dërgojeni fëmijën tek mjeku i përgjithshëm nëse:

  • puçrrat mbushen me qelb të verdhë ose të gjelbër – kjo do të thotë se ka gjasa të infektohen dhe të kenë nevojë për trajtim;
  • skuqja zgjat më shumë se tre ditë;
  • përveç skuqjes, fëmija në përgjithësi nuk ndjehet mirë, ka temperaturë ose nuk ushqehet mirë.

Jo çdo skuqje është doemos malarie. Konsultohuni me mjekun nëse keni dyshime ose jeni të brengosur.

Trajtimi i skuqjes së lëkurës ose malaries

Zakonisht mund të trajtoni skuqjen e lëkurës ose malarien duke u siguruar që fëmija të qëndrojë i freskët dhe të shmangë djersitjen. Mund ta bëni këtë duke përdorur klimën nëse jetoni në një ambient të nxehtë dhe duke mos e veshur shumë trashë fëmijën. Rekomandohet të veshën me veshje të lehta pambuku.

Nëse e mbështillni fëmijën, sigurohuni që të mos ta ketë shumë nxehtë.

Për ta ndihmuar fëmijën të ndihet më rehat, mund t'i bëni një banjë me ujë të vakët. Rekomandohet të shmangni përdorimin e sapunit, në mënyrë që mos të irritoni lëkurën e fëmijës. Mund të vendosni edhe losion kalamine përmbi skuqje.

Me gjasë, skuqja largohet brenda 2-3 ditësh, por mund të zgjasë më shumë se kaq.

Nëse fëmija i kruan puçrrat, konsultohuni me mjekun  ose infermieren për kremrat që mund t’i përdorni.

Parandalimi i skuqjes së lëkurës ose malaries

Mundohuni ta vishni fëmijën sipas kushteve të motit dhe shmangni veshjen e shumë rrobave.

Pas çdo banje, thani mirë palosjet e lëkurës së foshnjës.