Spërkatje nëpër pellgje!
Materialet që ju nevojiten: çizme me përbërje llastiku kundra ujit.
Çfarë mund të bëni së bashku: Shumica e fëmijëve nuk mund t'i rezistojnë spërkatjes në pellgje (përmbledhje e rrjedhave ujore). Ata gëzojnë kur kërcejnë, hidhen apo spërkatin ujin në pellg ... ose, thjesht që të bëhen pis! Çfarë ka për të mos u pëlqyer?!
Spërkatja në pellgje nuk duhet të jetë një aktivitet i shkurtër gjatë rrugës nga kopshti në shtëpi - pse të mos i nxirrni fëmijët jashtë pas shiut në një aventurë me kërcim nëpër pellgjet e ujit?
Vishni disa çizme (llastiku) kundra ujit dhe eksploroni se sa pellgje mund të gjeni. Cili është më i madhi? Cili e bën spërkatjen më të madhe? A munden fëmijët të kalojnë ose të kërcejnë mbi një pellg?
Nxisni fëmijët të shikojnë reflektimet e tyre në çdo pellg. Çfarë mund të shohin? Çfarë ndodh kur hedhin gjethe, shkopinj ose gurë në ujë?
Mos kini frikë të spërkateni edhe ju në pellgjet e ujit - kur bashkoheni edhe ju në lojë, fëmijët e shijojnë më shumë!
Çfarë po mëson fëmija juaj: Ky aktivitet është një mënyrë e shkëlqyer që fëmijët të mësojnë rreth botës përreth tyre, të eksplorojnë shqisat e tyre dhe të argëtohen në mjediset e jashtme!