Statuja muzikore!

Materialet që ju nevojiten: muzikë 

Çfarë mund të bëni së bashku: Kjo është një lojë muzikore dhe energjike! Koncepti është i thjeshtë - ndërsa muzika është duke luajtur, fëmijët kërcejnë. Por sapo muzika të ndalet, ato duhet të ngrijnë dhe të qëndrojnë totalisht të qetë.  

Do ju duhet një person për të kontrolluar muzikën dhe një udhëheqës loje. Pasi udhëheqësi ndalon muzikën, lojtarët shikojnë me vëmendje çdo lëvizje të njëri tjetrit. Lojtarët që nuk arrijnë dot të qëndrojnë pa lëvizur dalin jashtë loje! Pas rreth 20 sekondash, udhëheqësi vendos sërish muzikën, dhe loja vazhdon deri sa të mbetet vetëm një lojtar në fund.  

Ndryshoni muzikën çdo lojë (ose edhe çdo raund) dhe sfidoni fëmijët ndryshojnë lëvizjet e tyre për t'u përshtatur me ritmin. Mund të përfshini muzikë popullore, pop, klasike, folk, xhaz dhe muzikë të huaj.

Çfarë po mëson fëmija juaj: 'Statujat muzikore' është një lojë popullore e cila mund të luhet kudo dhe merr më pak se një minutë për t'u përgatitur. Fëmijët vënë në provë aftësitë e tyre të të dëgjuarit dhe të ekuilibrit, si dhe reflekset dhe lëvizjet e kërcimit.