Të bëjmë numërimin sa më interesant!
Materialet që ju nevojiten: Asnjë
Çfarë mund të bëni së bashku: Me ngadalë filloni të numëroni me zë të lartë ndërsa mbani kontaktin me sy me fëmijën. Në këtë mënyrë ju do të jeni në gjendje të përcjellni reagimet e tij/saj, të ndiqni interesin e tyre, ta ndihmoni atë kur është e nevojshme, si dhe të inkurajoni fëmijën tuaj që të drejtojë vëmendjen drejt jush. Nëse janë mjaftueshëm të rritur, mbështesni dhe inkurajoni fëmijën që të numërojë vetë. Bëjeni këtë duke kënduar këngë të thjeshta që përmbajnë numrat dhe numërimin.
Bëjeni shpesh këtë aktivitet me fëmijën tuaj. Numëroni gurët në ecje, numëroni gjethet në një pemë, numëroni shkallët në pallatin apo shtëpinë tuaj, ose numëroni dritaret në dhomë.
Këtë aktivitet mund ta bëni çdo ditë gjatë kohës së lirë ose gjatë rutinës së përditshme - kur vishni fëmijën, përgatisni ushqimin, bëni pazarin ose gjatë një shëtitje.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Numrat janë kudo përreth nesh! Një mënyrë për të zhvilluar aftësitë matematikore është që të mësoni fëmijën si të kënaqet me to.