Të dalim për shëtitje
Materialet që ju nevojiten: Dy batanije me material të butë.
Çfarë mund të bëni së bashku: Vendosni dy batanije, sipër njëra tjetrës në mënyrë që fëmija juaj të ketë më shumë mbështetje dhe butësi në anën e pasme. Nëse keni gati dy batanije, vendosjani fëmijës në shpinën e tij/saj. Për të filluar aktivitetin, sigurohuni që nuk ka pengesa në rrugë.
Merrni skajet e batanijeve dhe filloni të zvarrisni fëmijën tuaj përreth hapësirës së dhomës. Gjatë aktivitetit, unë ju rekomandoj që të flisni me fëmijën dhe ta pyesni atë: Çfarë shihni në dhomë? Shikoni në tavan. Çfarë ka atje lart? A i shihni këto lodra, të kujt janë ato? Mendoni për pyetje ose deklarata të tjera që stimulojnë gjuhën dhe lëvizjet e fëmijës suaj.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Kjo do të ndihmojë fëmijën tuaj në zhvillimin gjuhësor të tij/saj. Mundohuni të mbani ekuilibrin brenda në batanije për të zhvilluar forcën, ekuilibrin, dhe inkurajoni atë që të lëvizë më shumë.