Të dua, fëmija im i vogël

Materialet e nevojshme: Asnjë

Çfarë mund të bëni së bashku: Loja konsiston në mbajtjen e fëmijës në krahët tuaj, ndërsa e përkundni dhe në të njëjtën kohë thoni fjalët "Të dua vogëlushin im”. Pastaj puthni një pjesë të trupit të saj/tij: kokën, hundën, këmbët.

Sa më shumë që të përqafoni, përkëdhelni dhe mbani fëmijën tuaj, aq më i sigurt dhe i pavarur ai/ajo do të jetë kur të rritet.

Çfarë mëson fëmija juaj: Mos harroni se është gjithmonë e rëndësishme të mbani komunikimin me fëmijën tuaj, pasi prekja e duarve tuaja është hapi i parë për komunikimin prind-fëmijë.