Të shfaqim emocionet tona

Materialet që ju duhen: Asnjë.

Çfarë mund të bëni së bashku: Para se të filloni aktivitetin, sigurohuni që të përgatisni vendin ku do luani me fëmijën tuaj. Ju mund të vendosni foshnjën në një hapësirë të rehatshme, në një karrige ose të ulur në prehrin tuaj me shikim ndaj jush. Mund ta bëni këtë lojë edhe gjatë kohës që ndërroni pelenën ose gjatë larjes së tij/saj.

Filloni aktivitetin duke luajtur me shprehjet e gëzimit, qetësisë, krenarisë, argëtimit, habisë, dashurisë në fytyrën e fëmijës suaj; më pas filloni të hapni sytë e tij/saj, gojën, apo ngritjen e vetullave duke i dhuruar puthje, përkëdhelje dhe përqafime, etj. Mund të përfshini edhe tinguj në mënyrë që vogëlushi/ja juaj t'i identifikojë ato dhe të tregojë dashuri. Bëjini shprehjet e fytyrës pak nga pak dhe prisni që ai/ajo të reagojë në secilën prej tyre.

Çfarë po mëson fëmija juaj: Me këtë aktivitet, ju do të mësoni fëmijën tuaj që të njohë emocionet e të tjerëve dhe t'ju përgjigjet atyre.