Telefona me tela dhe gota plastike!
Materialet që ju nevojiten: gota plastike, filispango ( te peshkimi ),për efekt loje ju mund ta realizoni edhe me një pejë të tjeshtë.
Çfarë mund të bëni së bashku: Duke përdorur lapsin ose gjilpërë qepëse, shponi me kujdes një vrimë në fund të çdo gote plastike. Pastaj, lidhni një copë fije (në mënyrë ideale rreth 10 deri në 15 metra të gjatë) përmes çdo gote dhe lidhni një nyje në mënyrë që këto të fundit të mos shkëputen nga njëra tjetra. Dhe ja ku u krijua... telefoni i fëmijëve tuaj!
Tani është koha që ta testoni! Thoni dy fëmijëve tuaj që të marrin nga një gotë secili dhe të qëndrojnë të ndarë në mënyrë që filispango të jetë e tendosur mirë (ose mund ta bëni ju me fëmijën tuaj). Pastaj, njëri flet në gotën e tij/saj, ndërsa tjetri e mban gotën në vesh. A mund të dëgjojë se çfarë po thuhet? Sigurohuni që fëmijët ta bëjnë me radhë, në mënyrë që të dy të përjetojnë të folurit dhe dëgjimin nëpërmjet telefonit me filispango.
Shpjegoju fëmijëve se kur flasin në telefon, bëjnë valë zanore që dridhin gotën. Këto dridhje kalojnë përgjatë filispangos në kupën tjetër, ku shndërrohen përsëri në valë zanore - dhe për këtë arsye mund të dëgjojnë njëri-tjetrin!
Fakt interesant: Një burrë i quajtur Aleksandër Graham Bell ka shpikur telefonin e parë në vitin 1876. Fjalët e para që tha nëpërmjet telefonit ishin: "Watson eja këtu, të dua!"
Çfarë po mëson fëmija juaj: Ky aktivitet është një mënyrë argëtuese për fëmijët për të mësuar rreth tingullit. Fëmijët më të mëdhenj do ta kuptojnë konceptin e valëve të zërit dhe do të zbulojnë se si, vetëm me pak materiale të thjeshta, mund të bëjnë që "zëri i tyre" të udhëtojë më tej!