Temperamenti: çfarë është ai dhe pse ka rëndësi

Fëmijët lindin me mënyrat e tyre për t'iu përgjigjur botës. Kjo quhet temperament. Kuptimi i temperamentit të fëmijës suaj mund t'ju ndihmojë të zgjidhni strategjitë e prindërve që ushqejnë zhvillimin e fëmijës suaj.
Body

Temperamenti: çfarë është ai?

Temperamenti është mënyra se si fëmijët i përgjigjen botës.

Ju mund të mendoni për temperamentin e fëmijës suaj sa i përket asaj se sa ose sa pak ai i manifeston këto tre cilësi:

  • Reagueshmëria: kjo është sa fuqishëm fëmijët reagojnë ndaj gjërave, siç janë ngjarjet emocionuese ose kur gjërat nuk shkojnë sipas avazit të tyre. Fëmijët reaktivë kanë tendencë t’i ndjejnë gjërat fuqishëm.
  • Vetë-rregullimi: kjo është që tregon se sa fëmijët mund ta kontrollojnë sjelljen e tyre, duke përfshirë mënyrën se si i manifestojnë ndjenjat e tyre. Gjithashtu ka të bëjë me mënyrën sa fëmijë mund ta kontrollojë vëmendjen e tyre dhe se sa këmbëngulës janë ata.
  • Shoqërimi: kjo tregon mënyrën sesa janë fëmijët të rehatshëm kur takojnë njerëz të rinj ose kanë përvoja të reja.

Çdo fëmijë është i lindur me temperamentin e vet, dhe ndoshta ju keni qenë në gjendje ta përshkruani temperamentin e fëmijës suaj që kur ai/ajo ka qenë fëmijë. Për shembull, “Fëmija është shumë e rehatshëm” ose “Ai/ajo i pëlqen rutinat e tij/saj”.

Dallimet në temperament shpjegojnë pse fëmijët tuaj mund të jenë krejt të ndryshëm nga njëri-tjetri. Për shembull, fëmijët tuaj mund të jenë pak a shumë reaktiv, pak a shumë të vetë-rregulluar, dhe pak a shumë të shoqërueshëm.

Përshtatja e prindërimit tuaj me temperamentin e fëmijës suaj

Ju nuk mund ta ndryshoni temperamentin e fëmijës suaj — ai është ai që është, dhe kjo është krejt në rregull.

Ju mund ta përshtatni prindërimin tuaj me temperamentin individual të fëmijës në mënyrë që ta stimuloni zhvillimin e tij/saj. Ju mund ta ndihmoni fëmijën tuaj t’i zhvillojë pjesët pozitive të temperamentit të vet. Po ashtu, mund t’i kuptoni situatat që fëmijës suaj mund t’i duken të vështira për shkak të temperamentit të tij/saj dhe ta ndihmoni atë të mësojë se si t’i trajtojë këto situata.

Këtu janë disa ide për përshtatjen e prindërimit tuaj me temperamentin e fëmijës suaj.

Prindërimi i temperamenteve më pak ose më shumë reagues

Më shumë reagues
Nëse keni një fëmijë shumë reaktiv, ai ndoshta është një fëmijë shumë i hareshëm kur i ndodh diçka e mirë. Por ai gjithashtu mund të jetë i zëshëm dhe dramatik, kur ai është i pakënaqur për diçka, që nuk shkon sipas mënyrës së tij. Ju mund të keni nevojë për ta ndihmuar këtë fëmijë të mësojë se si të reagojë më me qetësi - për shembull, duke e zbutur dhe duke përdorë fjalë për ndjenjat e zëmrimit.

Fëmijët reagues janë shpeshherë edhe shumë aktiv fizikisht dhe mund të kenë nevojë për shumë kohë jashtë. Për shembull ju mund ta ndihmoni fëmijën tuaj të zhvillohet duke e inkurajuar atë që të provojë aktivitete të reja sportive. Por ai/ajo gjithashtu mund të ketë nevojë për ndihmë që të qetësohet, andaj relaksimi para gjumit mund të jetë një ide e mirë.

Më pak reagues
Fëmija më pak reaktiv është zakonisht i lehtë për t’ia dalë me të, por mund të jetë më pak i sigurt. Ju mund të keni nevojë që ta mësoni këtë fëmijë se si të mbajë qëndrim për veten e tij. Për shembull, nëse vëreni situata ku fëmija juaj mund të jetë më i sigurt, mund të punoni me atë që të praktikoni trajtimin më ndryshe të këtyre situatave.

Është gjithashtu e rëndësishme të siguroheni që fëmijët më pak reaktiv të mos ngelin jashtë diskutimeve familjare. Për shembull, “Faton, ti nuk fole shumë. A je i kënaqur me zgjedhjen e filmit?”

Fëmijët të cilët janë më pak reaktivë mund të jenë fizikisht më pak aktivë. Fëmija juaj më pak aktiv do të jetë i lumtur me shumë mundësi që t’i përdorë aftësitë e tija/saja të shkëlqyera motorike, siç është punimi i artizanateve ose vizatimi. Mirëpo ju mund të keni nevojë që ta inkurajoni aktivitetin fizik. Për shembull, provoni një shëtitje në park për të mbledhur gjethe për kolazh. Ose sigurohuni që ju të dy të shkoni në këmbë deri në bibliotekë, në vend se të shkoni me makinë.

Prindërimi i temperamenteve më pak ose më vetë-rregulluese

Më shumë vetë-rregullues
Fëmijët që e kanë më të lehtë të vetë-rregullohen janë të mirë në menaxhimin e reagimeve të tyre ndaj emocioneve si frustrimi ose shqetësimi. Ata mund të qetësohen më shpejt pas ndonjë gjëje emocionuese ose tronditëse dhe janë më pak impulsiv.

Fëmija, i cili është shumë vetë-rregullues mund të ketë më shumë mundësi që vetë të rregullojë vëmendjen e tij. Ai mund të ketë mundësi të vazhdojë me diçka derisa të ketë të drejtë. Ai gjithashtu mund të jetë i mirë në përballimin me pengesat dhe në kryerjen e detyrave, siç janë detyrat e shtëpisë pa shumë mbikëqyrje. Mirëpo ai mund të jetë person që dëshiron t’i ketë gjërat e përkryera, prandaj sigurohuni që ai të jetë i vetëdijshëm se është në rregull që të bëjë gabime.

Më pak i vetë-rregulluar
Nëse fëmija juaj ka vështirësi në rregullimin e vëmendjes së tij/saj, ai/ajo do të ketë nevojë për shumë inkurajim që të vazhdojë me detyrat e vështira. Këta fëmijë mund të kalojnë shpejt nga një aktivitet në tjetrin. Ata gjithashtu mund të jenë shumë kreativë. Për ta ndihmuar fëmijën tuaj të fokusohet, mund të provoni ta shpërbleni fëmijën tuaj ose t’i bëni gjërat argëtuese, duke i përdorur lojëra dhe aktivitete kreative.

Prindërimi i fëmijëve me temperamente më pak ose më shumë shoqëruese

Më i shoqërueshëm
Nëse fëmija juaj është shumë i shoqërueshëm ai/ajo do të dëshirojë të jetë rreth njerëzve tjerë, të ketë takime për lojë dhe të bëjë aktivitete grupore. Megjithatë, nuk ka nevojë që ju vazhdimisht t’ia organizoni takimet e lojërave dhe aktivitetet tjera, sepse është gjithashtu e rëndësishme që fëmija juaj të mësojë vetë të angazhohet.

Fëmijët me temperamente më të shoqërueshëm janë gjithashtu zakonisht shumë të adaptueshëm dhe mund t’i përballojnë ndryshimet në rutina mjaft lehtë. Do të ishte bukur, nëse ju mund t’i jepni fëmijës tuaj të adaptueshëm shumë përvoja të reja, mirëpo sigurohuni që fëmija t’i merr ato një nga një me ju.

Më pak i shoqërueshëm
Nëse fëmija juaj nuk është shumë i shoqërueshëm, ai ndoshta është mjaft i mirë në lojën me veten e tij dhe nuk mund të ketë nevojë për shumë ndihmë në gjetjen e ndonjë gjëje për të bërë. Por ju mund të keni nevojë për ta ndihmuar atë të bëjë miq. Për shembull, nëse ai nuk është i rehatshëm në grupe ose ahengje, mund të provoni të ftoni vetëm një ose dy miq për një takim loje në shtëpinë tuaj ose në park.

Nëse fëmija juaj më pak i shoqërueshëm nuk është shumë i adaptueshëm, ai/ajo do të dëshirojë të ketë rutinë të rregullt dhe nuk mund t’i përballojë mirë ndryshimet. Kjo mund ta bëjë të lehtë për ju që t’i planifikoni gjërat rreth rutinës së tij/saj, por fëmija juaj mund të ketë nevojë për ndihmë në përballimin e ndryshimeve ose tranzicionit.

Temperamenti i fëmijës suaj mund të jetë ndryshe nga temperamenti juaj. Disa prindër zbulojnë se është më e lehtë ta kuptojnë dhe të kujdesen për një fëmijë, temperamenti i të cilit është i ngjashëm me atë të tyre. Për shembull, nëse ju pëlqen parashikueshmëria, mund ta keni të lehtë të kujdeseni për një fëmijë që ka nevojë për gjumë të rregullt. Por nëse ju pëlqen të mund të bëni gjëra sa herë që dëshironi, atëherë mund t’ju duhet pak kohë që të mësoheni me preferimin e rutinës së fëmijës suaj.

Si mund të ndryshojë temperamenti

Ju mund të shihni disa ndryshime në temperamentin e fëmijës tuaj, kur fëmija juaj bëhet më i pjekur. Kjo ndodh pasi përvojat e fëmijës suaj ndikojnë në mënyrën se si sillet në situata të ndryshme.

Për shembull, një fëmijë i cili ka qenë shumë i shpërqendruar në shkollë mund të bëhet një i rritur i cili mund të përqendrohet mirë në takimet e biznesit. Kjo mund të jetë për shkak se ai/ajo e ka zhvilluar më shumë motivimin gjatë pjekurisë, ose për shkak se ai/ajo ka mësuar strategji për ta menaxhuar shpërqendrim e vet.