Tenxhere magjike!

Materialet që ju nevojiten:  Tigan ose tenxhere; kafshë pellushi ose një lodër e vogël; dy batanije të buta.  

Çfarë mund të bëni së bashku: Ju duhet ta vendosni tiganin ose tenxheren me kokë poshtë në dysheme me një kukull brenda. Vendosni batanijet në dysheme përpara tenxheres dhe uleni fëmijën tuaj sipër. Tani thuaji atij/asaj: "Një, dy, tre, dhe ja ku jemi sërish!" Ngrini tiganin ose tenxheren për të zbuluar kukullën poshtë. Tani, fshihni sërish kukullën dhe ndihmojeni të ngrejë tenxheren ose tiganin. Hapi tjetër është që fëmija të kthejë tenxheren. Mësojini atij/asaj se si ta ngrejë atë dhe lëreni që ta provojë vetë. 

Çfarë po mëson fëmija juaj: Ky aktivitet do ta ndihmojë fëmijën tuaj të zhvillojë të menduarit logjik dhe koordinimin motorik të duarve të tij/saj.