Testikuli i pazbritur

Nëse fëmija juaj ka një testikul të pazbritur, kjo do të thotë se testikuli i tij nuk është zhvendosur në skrotum para lindjes. Kjo gjendje nuk është e dhimbshme, por mund të rrisë rrezikun e disa problemeve të tjera shëndetësore. Vizitoni mjekun tuaj nëse mendoni se fëmija juaj ka një testikul të pazbritur. Duhet të trajtohet me kirurgji derisa fëmija juaj të jetë 1 vjeç.
Body

Çfarë është testikuli i pazbritur?

Me zhvillimin e foshnjës djalë në mitër, formohen edhe testikujt e tij (testet). Në muajt e fundit të zhvillimit, testikujt lëvizin poshtë në skrotum. Testikul i pazbritur është ai që nuk ka lëvizur poshtë për t'u ulur plotësisht brenda skrotumit në lindje.

Rreth 2-4% e djemve të porsalindur kanë një testikul të pazbritur. Te disa djem, testikuli vetë mund të lëvizë poshtë  brenda tre muajve të parë.

Rrallëherë, mund të mos zbret testikuli deri në moshën 4-10 vjeç. Në këtë rast, testikuli ndodhet në skrotum në lindje. Ndërsa djali rritet, kordoni i ngjitur në testikul (kordoni spermatik) nuk zhvillohet me të njëjtin ritëm, kjo bën që testikuli të tërhiqet deri në ijë.

Testikul i pazbritur mund të rrisë rrezikun e disa problemeve shëndetësore, duke përfshirë përdredhjen (torzionin), herninë, ulje të fertilitetit dhe kancer të testikulit.

Termi mjekësor i testikulit të pazbritur është kriptorkidizëm.

Testikul i pazbritur dallon nga testikul i tërhequr. Testikul i tërhequr është ai që qëndron normalisht në skrotum, por tërhiqet lart kur djali ka të ftohtë, turpërohet ose është i mërzitur. Zbret përsëri kur djali ngrohet ose qetësohet. Edhe pse testikujt e tërhequr konsiderohen normal, rekomandohet të bëhet një kontroll tek mjeku.

Simptomat e testikulit të pazbritur

Testikul i pazbritur nuk gjendet në skrotum. Zakonisht qëndron në ijë ose në fund të barkut.

Kjo gjendje nuk shkakton dhimbje.

Herë pas here kur jeni duke e larë djalin e vogël ose duke ia ndërruar pelenën, kontrollone që të mund t'i shihni dhe ndjeni të dy testikujt e tij në skrotum. Gjithashtu gjatë kontrolleve rutinore, testikujt  kontrollohet edhe nga mjeku. 

A ka nevojë fëmija të vizitojë mjekun nëse ka testikul të pazbritur?

Nëse mendoni se djali ka një testikul të pazbritur, duhet ta vizitoni mjekun. Mjeku mund t’iu udhëzoj të konsultoheni me kirurgun.

Rrallëherë nevojitet ekografi ose analiza tjera.

Trajtimi për testikulin e pazbritur

Nëse pas lindjes është vërejtur testikuli i pazbritur, djali duhet të rivlerësohet në 3 deri në 6 muaj. Nëse testikuli i djalit nuk ka zbritur deri në këtë kohë, mund të ketë nevojë për operacion për ta ulur atë në skrotum.

Ky operacion quhet orkidopeksi dhe zakonisht bëhet rreth moshës 1 vjeçare, për të parandaluar dëmtimin afatgjatë të testikujve dhe për të reduktuar rrezikun e problemeve të tjera.