Thithkat e lënduara dhe të plasaritura (çarja e thithkave)

Thithkat e lënduara dhe të dëmtuara janë një problem i zakonshëm, veçanërisht në ditët e para të ushqyerjes me gji. Ato mund ta bëjnë gjidhënien të vështirë, të shkaktojnë dhimbje dhe ndonjëherë të çojnë situatën deri në heqjen dorë nga gjidhënia. Për fat të mirë, ka mënyra për të parandaluar këtë problem, si dhe për ta kuruar atë shpejt dhe me sukses nëse ndodh.
Body

Shkaku më i zakonshëm i thithkave të dhimbshme është teknika e papërshtatshme e ushqyerjes me gji - pozicionimi dhe puthitja jo e mirë e foshnjës në gji. Shkaqe të tjera mund të përfshijnë:

  • tendosja e gjirit
  • infeksioni
  • frenulum i shkurtër i gjuhës (peji i gjuhës)
  • ndjeshmëria individuale.

Shenjat dhe simptomat

  • Dhimbje në areola ose thithkë.
  • Pas dhënies së gjirit, thithka është me gunga, e ngrohtë, e kuqe, e plasaritur, me gjak.
  • Gjoksi nganjëherë është i fryrë, i zmadhuar dhe mund të ketë pika gjaku në qumështin që rrjedh nga goja e foshnjës, pasi të ketë pirë .

Parandalimi

Nëse i dini shkaqet e mundshme të çarjeve të gjirit, ju gjithashtu e dini se si mund t'i parandaloni ato. Ushqyerja me gji nuk duhet të ju dëmtojë; kur nxirrni thithën nga goja e foshnjës, ajo nuk duhet të jetë e rrafshët dhe e deformuar.

  • Kontrolloni se si foshnja puthitet në gji dhe korrigjoni pozicionin nëse është e nevojshme
  • Lani duart rregullisht
  • Nëse shfaqet myk, ai duhet të mjekohet
  • Shmangni përdorimin e gazave mbi gji, pasi ato favorizojnë infeksionet e mundshme
  • Pas ushqyerjes me gji, lani thithkat me ujë të vakët, thani ato (me anë të tundjes së lehtë, pa fërkim të ashpër) dhe aplikoni qumështin e gjirit tuaj në indin e thithkës për të ndihmuar shërimin, si dhe më pas ekspozojeni gjoksin tuaj në ajër, duke e mbajtur të hapur.

Trajtimi

  • Vendosni kompresa të ngrohta në gjinjtë tuaj para ushqyerjes me gji për të stimuluar rrjedhjen e qumështit; dhimbja është më e fortë në fillim të vaktit të ushqyerjes me gji, derisa qumështi të fillojë të rrjedhë.
  • Filloni çdo vakt ushqyerje me gji me gjoksin që dhemb më pak.
  • Shmangni kufizimin e shpeshtësisë së ushqyerjes me gji; mos e zvogëloni numrin e vakteve ushqyerjes me gji.
  • Nëse nga zona e dëmtuar rrjedh shumë gjak, mos e ushqeni me gji foshnjën gji për 1-2 ditë. Gjatë kësaj kohe, zbrazeni rregullisht gjirin duke e shtrydhur me dorë çdo 2-3 orë. Jepni fëmijës qumësht me një lugë çaji.
  • Mburoja e thithkës prej silikoni mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes dhe ndalimin e dëmtimit të mëtejshëm të thithkës derisa ajo të shërohet; kujdesuni për higjenën e tyre.

Të gjitha këto masa duhet të çojnë në përmirësim brenda pak ditësh. Nëse shqetësimi nuk largohet, ka akoma skuqje dhe dhimbje në formën e djegies ose pickimit, mund të keni një infeksion të thithkës. Më së shpeshti shkaktohet nga bakteret (Staphylococcus aureus) ose kërpudhat (candida), dhe gjithashtu mund të jetë i përzierë. Ju duhet të këshilloheni me një mjek për trajtimin e duhur. Mjeku do të kontrollojë nëse mund të ketë edhe ndonjë problem me foshnjën: myku (kandida) që duhet trajtuar ose frenulum i shkurtër i gjuhës, që mund të ketë nevojë të korrigjohet.

Edhe nëse thithkat tuaja janë shumë të dhimbshme për të ushqyer fëmijën me gji, ju prapë duhet ta shtrydhni qumështin. Nëse nuk i zbrazni gjinjtë rregullisht, mund të shfaqen kanale të bllokuara të qumështit dhe të ndodhë mastiti. Zbrazja e parregullt gjithashtu mund të çojë në zvogëlimin e prodhimit të qumështit.

Nëse keni pyetje, dilema ose dyshime në lidhje me ushqyerjen me gji, kontaktoni me infermieren/maminë ose mjeken e konsultorit të fëmijës apo qendrës shëndetësore që mbulon zonën tuaj. Ato do t'ju ofrojnë ndihmë dhe këshilla profesionale dhe do t'ju ndihmojnë të qetësoheni.