Thuaj emrin tim
Materialet që ju nevojiten: Asnjë.
Çfarë mund të bëni së bashku: Për të realizuar këtë aktivitet të bukur, ju duhet të shtrini fëmijën tuaj në shpinë, në një sipërfaqe të butë, të tillë si një krevat fëmijësh ose në një divan. Tani, bisedoni me foshnjën tuaj për të marrë vëmendjen e tij/saj. Duke e bërë këtë, ju mund t'i këndoni atij/asaj këngën e mëposhtme:
Ku është (emri i fëmijës suaj)?
Ku është (emri i fëmijës suaj)?
Ja ku je, ja ku je.
Pastaj ju mund të ndryshoni mënyrën sesi këndoni, njëherë me zë të lartë dhe me pas me zë të ulët. Një tjetër mënyrë për të ndihmuar fëmijën tuaj të njohë emrin e tij/saj, zërin tuaj dhe vendin e origjinës së një tingulli është të qëndroni në pozicione të ndryshme të krevatit nga fëmija juaj. Kështu, këndoni herë në njërën anë të krevatit, herë në tjetrën, pranë jastëkëve, apo duke qëndruar në fund të tij. Këndoni me emrin e foshnjës tuaj derisa ai/ajo të fillojë të kthehet për të parë se ku jeni. Gjithmonë përfundojeni lojën duke i thënë fëmijës suaj: “Unë të dua (emri i tij/saj)!”. Dhe jepni një puthje të vogël.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Ky aktivitet do të ndihmojë foshnjën tuaj të njohjë emrit e tij/ të saj dhe përdorimin e lëvizjeve të trupit si përgjigje ndaj fjalëve të njohura.