Top në shportë
Materialet që ju nevojiten: Ju mund të përdorni një top të butë, një kuti ose një shportë të madhe. Madje mund të merrni edhe çorape me të cilat krijoni një top dhe lavamanin në shtëpi e përdorni në vend të një koshi.
Çfarë mund të bëni së bashku: Vendosni një kuti ose një shportë në dhomë dhe qëndroni në një distancë të shkurtër larg saj. Në mënyrë që të nxitni vëmendjen e fëmijës tuaj, ju mund të gjuani i pari/e para topin në shportë duke e shoqëruar me brohoritje dhe gëzim. Qëndrojini afër fëmijës suaj dhe mundohuni që t'ia bëni sa më të lehtë. Kur ai/ajo të shfaqë interes, lëreni që ta provojë vetë. Gjatë kësaj periudhe, për disa fëmijë hedhja e topit në kosh mund të jetë një pritshmëri tepër kërkuese. Edhe nëse nuk janë të suksesshëm në hedhjen e topit në shportë, vlera dhe kënaqësia e këtij aktiviteti është në praktikimin e gjuajtjes. Shpërbleni çdo përpjekje me lavdërime, buzëqeshje, duartrokitje dhe inkurajim. Provoni të gjuani topin me radhë (mund të thoni "Tani është radha ime! Tani është radha jote!" ose shprehje të tjera si "Kjo ishte një gjuajte shumë e mirë!" ose "Oh, topi shkoi në divan; Le ta marrim!") duke e shoqëruar çdo përpjekje me brohoritje, pavarësisht nga suksesi.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Fëmija zhvillon aftësi të mëdha motorike dhe koordinimin e lëvizjeve duke imituar veprimet tuaja. Fëmija duke luajtur me ju mëson edhe konceptin e 'radhës në lojë'.