Topi misterioz!
Materialet që ju nevojiten: Top pëlhure (mundësisht); dy batanije të buta.
Çfarë mund të bëni së bashku: Filloni aktivitetin duke vendosur dy batanije në dysheme ose në një sipërfaqe të rrafshët. Uleni fëmijën tuaj në batanije dhe qëndroni përballë tij/saj në një distancë jo të largët.
Tregojini fëmijës se si të kapë topin dhe më pas rrotulloje topin butësisht drejt tij/saj. Inkurajoni fëmijën që të rrotullisë topin drejt jush. Kur fëmija juaj lëviz topin dhe e ndjek me sy, ai/ajo punon për të zhvilluar aftësitë motorike dhe perceptimin vizual.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Ky aktivitet do ta ndihmojë fëmijën tuaj të forcojë lidhjet muskulore, të zhvillojë koordinimin sy-dorë dhe perceptimin vizual, pasi fëmija do arrijë që të mbajë ekuilibrin e tij/saj ndërsa është ulur dhe rrotullon topin.