“Unë kam një shportë”!
Materialet që ju nevojiten: asnjë
Çfarë mund të bëni së bashku: Lojtari i parë fillon duke thënë, “Unë kam një shportë. Brenda shportës sime është...”, duke e vazhduar fjalinë me diçka që fillon me shkronjën 'a'. Për shembull, “Brenda shportës sime unë kam arra.“
Lojtari i dytë përsërit frazën duke i shtuar edhe një artikull tjetër, i cili këtë herë fillon me shkronjën 'b'. Për shembull, “Brenda shportës sime unë kam arra dhe banane.“
Lojtari tjetër përsërit “Brenda shportës sime është...” duke cituar të gjithë artikujt e thënë më përpara nga fëmijët e tjerë, dhe duke shtuar diçka që fillon me shkronjën tjetër në alfabet. Kjo vazhdon deri në shkronjën e fundit të alfabetit.
Kur një lojtar harron një artikull ose bën një gabim, ata dalin jashtë loje. Fituesi është lojtari i fundit që mbetet në lojë!
Fakt interesant: Kujtesa juaj afatgjatë ka një kapacitet pothuajse të pakufishëm, por kujtesa juaj afatshkurtër mund të mbajë mend vetëm midis katër dhe nëntë pjesëve të rastësishme të informacionit në të njëjtën kohë.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Ky aktivitet fokusohet te kujtesa, shkronjat dhe fjalët. Lojtarët duhet të punojnë së bashku për të ndërtuar një listë të artikujve interesantë dhe kreativ. Shporta juaj mund të ketë artikuj të ndryshëm duke nisur nga frutat si arrat, bananet dhe karrotat ashtu sikurse kapele, kafshë të ndryshme, topa etj, - kjo lojë ka potencial për t'u bërë aq argëtuese sa ju dhe fëmijët tuaj dëshironi!