Unë mund t'i përdor objektet
Materialet që ju nevojiten: Furçë dhëmbësh, krehër flokësh, telefon, lugë ose ndonjë objekt që përdorni në përditshmëri.
Çfarë mund të bëni së bashku: Para se të nisni aktivitetin, duhet të përgatisni vendin ku do të luani ose mund ta zhvilloni atë gjatë rutinës suaj ditore. Vendoseni fëmijën tuaj në një tepihë ose sipërfaqe të butë përballë pasqyrës, në një dhomë pa shpërqendrime në mënyrë që fëmija juaj të fokusohet në kryerjen e aktivitetit.
Vendoseni foshnjën tuaj para pasqyrës në mënyrë që ai/ajo të shohë veten të reflektuar në të.
Merrni objektin e parë, për shembull krehër dhe përdoreni ashtu siç bëni zakonisht. Krehni flokët tuaja dhe jepjani një krehër edhe fëmijës suaj që të bëjë të njëjtën gjë.
Vazhdoni me objektet e tjera që keni zgjedhur dhe mund ta përsëritni aktivitetin. Ju mund të përfshini çdo ditë nga një gjë.
Një variant tjetër është që ju t'i kërkoni fëmijës suaj që t'ju ndihmojë të bëni veprimet, për shembull, "ju lutem krehni flokët e mi", dhe lejojeni që të përdorë krehërin për të krehur flokët tuaj.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Ky aktivitet do të ndihmojë fëmijën tuaj që të kuptojë se secili objekt ka një funksion të caktuar, duke stimuluar aftësinë për imitim dhe duke njohur reflektimin e tij/saj në pasqyrë. Gjithashtu, fëmija juaj po mëson të përdorë duart e tij/saj për të mbajtur dhe manipuluar me objekte të ndryshme.