'Ushqehemi' me shkronjat e alfabetit!

Materialet që ju nevojiten: asnjë.  

Çfarë mund të bëni së bashku: Personi i parë e fillon lojën duke thënë: "Jam kaq i/e uritur, sa mund të ha një [diçka që fillon me 'a', si një akullore ose një 'ari']!" Lojtari tjetër thotë: "Jam kaq i/e uritur, sa mund të ha [diçka që fillon me 'b']!". Vazhdoni deri sa të keni ngrënë të gjithë "kopshtin zoologjik"... Loja luhet në grup fëmijësh ose në familje.

Një mënyrë argëtuese për ta bërë lojën të zgjasë më shumë është që të testoni kujtesën e lojtarëve ndërsa luajnë. Çdo person duhet të kujtojë të gjitha ushqimet e mëparshme që janë 'ngrënë'. Kështu, nëse personi që ka radhën ka shkronjën 'D' do të thoshte, "Unë jam aq i uritur, sa unë mund të ha një akullore, një byrek, një cjap, një çokollatë dhe një d..." Është shumë më e vështirë se sa mendoni! 

Për ta bërë këtë lojë më të vështirë, luani duke e nisur nga ZH-ja te shkronja A! 

Çfarë po mëson fëmija juaj: Kjo lojë me tematikë ushqyerjen, ju ndihmon që të testoni fjalorin e fëmijës tuaj. Përgjigjet nuk kanë pse të kenë kuptim dhe sigurisht që do të ketë një ose dy përgjigje që do shkaktojnë të qeshura. Paralajmërim – në përfundim të lojës, fëmijët mund të ndihen të uritur prandaj përgatituni që në fillim.