Ushqime të ngurta: këshilla praktike për të filluar
Këshilla për vaktet ushqimore gjatë përfshirjes së ushqimeve të ngurta
Kur prezantoni për herë të parë ushqime të ngurta, vaktet ushqimore dhe orari i vakteve mund të jenë mjaft fleksibile. Këtu janë disa këshilla për të ju ndihmuar me vaktet e hershme:
- Zgjidhni një kohë të ditës kur ju dhe fëmija juaj jeni të qetë, të relaksuar dhe nuk jeni duke nxituar.
- Lani duart, lugët, tasat dhe pjatat përpara se të hani ose përgatitni ushqimin, por nuk ka nevojë të sterilizoni asgjë.
- Uleni fëmijën tuaj në një karrige të lartë, ose në një vend të sigurt, dhe ushqejeni atë me ushqim me lugë.
- Jepni fëmijës suaj një lugë për të praktikuar ngrënien. Ndonjëherë funksionon të keni lugë si ju ashtu edhe fëmija juaj.
- Jepini fëmijës suaj copa ushqimi të butë, në mënyrë që ai të mund të përpiqet të ushqehet vetë.
Kur është koha e duhur për të filluar prezantimin e ushqimeve të ngurta?
Fëmija juaj shfaq shenja të gatishmërisë rreth moshës gjashtë muaj, mbanë qafën drejtë, qëndron ulur pa mbështetje ose me pak mbështetje, përcjellë lugën e personave të cilët ushqehen.
Si të zgjoni interesim tek fëmija juaj për ushqime të ngurta?
Kur fëmija juaj mbushë 12 muaj, ajo/ai duhet të hajë të njëjtat ushqime të shëndetshme që konsumon pjesa tjetër e familjes. Këtu mund t'i gjeni disa ide për të zgjuar interesim tek foshnja juaj për ushqime të reja pasi ajo ka filluar të hajë ushqime të ngurta:
- Ofroni ushqime të plota me ngjyra që mund ta zgjojnë interesimin e foshnjave të juaja – domethënë, ushqime që fëmija dëshiron t'i kapë ose që i shikon.
- Flisni me fëmijën tuaj për ushqimin që ha – çfarë është, çfarë ngjyre ka, çfarë shije ka, ku rritet dhe si e keni gatuar.
- Ofroni fëmijës suaj shijet e asaj që po hani për të prezantuar shijet e vakteve tuaja të gatuara në shtëpi, duke mbajtur në mend që te foshnjat deri 12 muaj ushqimi servohet pa kripe dhe sheqer të shtuar. Kjo është gjithashtu kohë e mirë për ju që të mendoni për ushqimet që hani dhe të shijoni ushqime të shëndetshme së bashku si familje.
- Ndërsa fëmija juaj fillon të hajë më shumë ushqime të ngurta, ushqejeni atë gjatë vakteve familjare çdo ditë dhe uleni ne tryezë së bashku me ju. Fëmija juaj mund të jetë më i interesuar për ushqimin kur edhe pjesa tjetër e familjes ha.
- Udhëhiquni nga interesi dhe nivelet e oreksit të foshnjës suaj. Është normale që oreksi i foshnjës suaj të ndryshojë nga dita në ditë.
- Nëse foshnja juaj refuzon një ushqim të ri, thjesht ofrojani atë përsëri të nesërmen ose pas disa ditëve. Ndonjëherë foshnjat dhe fëmijët duhet të provojnë ushqime të reja më shumë se 10 herë para se t'i pranojnë ato.
Është normale që foshnjat të bëjnë mimika qesharake kur provojnë ushqime të reja. Nëse foshnja juaj bën gjestikulacione në fytyrë, nuk do të thotë se nuk i pëlqen ushqimi.
Menaxhimi i lojës dhe rrëmujës në kohën e vaktit të ushqimit
Është e pritshme që ushqimi i foshnjës suaj të jetë shumë i çrregullt dhe i ngadalshëm. Kjo ndodhë për shkak se të ngrënit është një aftësi që foshnjat duhet ta mësojnë, duke përfshirë mënyrën se si ta çojnë ushqimin në gojë. Kjo ndodh gjithashtu sepse foshnjat mësojnë për botën përreth tyre duke prekur dhe luajtur me ushqime të reja.
Këtu janë disa ide për të ndihmuar foshnjën tuaj të përfitojë sa më shumë nga orari i vakteve dhe të menaxhojë rrëmujën e vaktit:
- Inkurajoni fëmijën tuaj të eksplorojë ushqimet me gishtat e saj/tij. Kjo ndërton aftësi në fusha të tjera të zhvillimit të saj/tij, si aftësitë e shkëlqyera motorike dhe të njohjes.
- Mundohuni të qëndroni të qetë dhe të durueshëm me rrëmujën e fëmijës suaj. Kjo do ta ndihmojë fëmijën tuaj të shijojë vaktet e ushqimit.
- Bëni pastrimin më të lehtë duke shtruar gazetë ose plastikë nën karrigen e lartë të fëmijës dhe duke pasur në dorë një leckë pastruese.
Përfshierja e ushqimeve të ngurta ka të bëjë shumë më tepër sesa vetëm ushqyerje! Pasi fëmija juaj të filloj të hajë ushqime të ngurta, vaktet e ushqimit mund të bëhen kohë familjare – kohë për të biseduar, dëgjuar dhe për t'u lidhur me njëri-tjetrin.