Ushqyerja me gji ndërsa nëna sëmuret rëndë me COVID-19

Qumështi i gjirit siguron antitrupa që i japin foshnjave kudo një nxitje të shëndetshme dhe i mbrojnë ato. Antitrupat dhe faktorët bio-aktivë në qumështin e nënës mund të luftojnë kundër infeksionit COVID-19, nëse foshnja është e ekspozuar. Përveç kësaj, virusi i koronës nuk është gjetur në qumështin e nënës dhe transmetimi nëpërmjet dhënies së gjirit nuk është dëshmuar.
Body

Qumështi i gjirit siguron antitrupa që i japin foshnjave një nxitje për zhvillim të shëndetshëm dhe i mbrojnë ato. Antitrupat dhe faktorët bio-aktivë në qumështin e nënës mund të luftojnë kundër infeksionit COVID-19, nëse foshnja është e ekspozuar. Përveç kësaj, virusi i koronës nuk është gjetur në qumështin e nënës dhe transmetimi nëpërmjet gjidhënies nuk është dëshmuar.  

Nëse nëna është e sëmurë rëndë me COVID-19 ose komplikime të tjera shëndetësore, që e pengojnë atë të kujdeset për foshnjën e saj ose e pengojnë atë të vazhdojë dhënien e drejtpërdrejtë të qumështit të gjirit, ajo duhet të pompojë (shtrydh\ mjelë) qumësht dhe të sigurojë në mënyrë të sigurtë qumështin e gjirit për foshnjën, duke aplikuar masat e duhura. 

  1. Nëse ajo e shtrydhë (mjelë) qumështin e gjirit me dorë, me pompë manuale ose elektrike të gjirit, ajo duhet të lajë duart para se të mjelë qumështin e gjirit ose të prekë ndonjë pompë ose pjesë të shishes dhe të sigurojë pastrimin e duhur të pompës pas çdo përdorimi.  
  1. Ushqejeni fëmijën me qumështin e mjelur të gjirit duke e përdorur një filxhan dhe/ose lugë të pastër, mundësisht nga një person që nuk ka shenja ose simptoma të sëmundjes. 

Nëse nëna është shumë e sëmurë për të ushqyer me gji ose për të mjelur qumështin e saj të gjirit apo qumështi i dhuruar i gjirit është i padisponueshëm, atëherë mund të përdoret zëvendësuesi i qumështit të gjirit. Ky është momenti kur mund të përdoret formula e foshnjave nëse foshnja është <6 muaj, dhe qumështi i vluar me temperaturë Ultra-të Nxehtë (UHT) si ushqim plotësues nëse foshnja është 6-23 muaj.